1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Gadafi viziton Francën

Vizita pesëditore e shefit të shtetit libian, Muamar Gadafi në Francë ishte dhe mbetet e debatueshme, madje brenda vetë qeverisë franceze.

default

Muamar Gadafi

Vizita pesëditore e shefit të shtetit libian, Muamar Gadafi në Paris ishte dhe mbetet e debatueshme, madje brenda vete qeverisë franceze. Sekretarja e shtetit për çështjet e jashtme, Rama Yade është shprehur e irrituar që pikërisht në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Sarkozi pret Gadafin. Pritet që Franca t'i kërkojë Gadafit që të distancohet prerazi nga terrorizmi. Ndërkohë në Libi kanë filluar ndërkohë shenjat e demokratizimit edhe pa ndihmën e kryetarit të shtetit

Në Libi ka shenja demokratizimi

Në Libi ka një organizatë për të drejtat e njeriut, të themeluar nga një ish i burgosur. Juristi Dr. Gumaa Atiqa u burgos për shtatë vjet për shkak të aktiviteteve politike jashtë vendit. Kur Atiqa u lirua nga burgu atë e ftoi djali i udhëheqësit të revolucionit, Seif al-Islam-al Gadai,i njour si inxhineri Seif: Atiqa: "Kam takuar inxhinierin Seif dhe ai më foli për idenë e krijimit të një organizate për të drejtat e njeriut. Përsa i përket përvojës sime në burg, jam i mendimit se secili që e ka seriozisht me të drejtat e njeriut duhet të jetë i gatshëm të falë. Seif al Islami më paraqiti idenë e tij dhe mua kjo më pëlqeu. Përvojën e së shkuarës e kam lënë pas vetes, veprimet e mia nuk ndikohen nga përshtypjet personale."

Gadafi luan në prapaskenë

Republika popullore e Libisë qeveriset nga Asambleja Popullore, e cila nga ana e saj mbështet nga qindra komitete të vogla. Kjo sipas ligjit. Zyrtaisht Gadafi nuk ka funksion në shtet, por në prapaskenë, është ai që vazhon të ushtrojë në mënyrë të vazhdueshme autoritetin e tij. Njerëzit kanë frikë nga Gadafi, askush nuk shprehet hapur kundër tij, para gazetarëve as që bëhet fjalë. Por fshehtas dëgjon gjithmonë fjalinë: "Ne presim që më në fund ta marrë në dorë pushtetin biri i tij."

Qëndroni bashkë Kështu shprehet edhe gazetarja, Leila Sueisi. Sipas saj është e dukshme për këdo, që SEif-al Islam merr vendime që kundërshtojnë pikëpamjjet e të atit. "Ai është një njeri normal dhe ka lirinë që të shprehë dhe realizojë pikëpamjet e tij. Ai është një person i nderuar dhe i mbron bidnjet e tij polotike dhe sociale", shprehet Sueisi. Leila Sueisi është kryeredaktore e një reviste të pazakontë me frymë kritike "Vatasimu", që do të thotë: Qëndroni bashkë. Deri më tani janë botuar dy numra të revistës. Në të dy titujt në ballinë qëndron e njëjta grua: Aisha al Gadafi, vajza e Gadafit, juriste e doktoruar. Por revista Vatasimu ka zbuluar në një nga numrat e saj një problem delikat. Fëmijë të nënave libiane me baba të huaj nuk kanë të drejtë për shtetësinë libiane, dhe sipas vendimit të fundit të Asamblesë popullore, nuk lejohet të shkojnë në shkolla publike.

Asambleja shkel të drejtat e njeriut

Sueisi: "Ne kemi influencë që t'ja paraqesim këtë problem edhe inxhinerit Seifit. Dhe ai na ka takuar: redaktorë të faqeve të internetit dhe revistave. unë pyeta: Ku janë të drejtat e një fëmije që mbetet në rrugë, pa shkollë, megjithëse nëna e tij është libiane, pra ju të gjithë jeni xhaxhallarët e tij." Seifi kritikoi vendimin e Asamblesë popullore dhe u shpreh se ky ligj shkel të drejtat e njeriut dhe se ai nuk duhet zbatuar, thotë Leila Sueisi. Para dy vitesh një protestë e tillë do të kishte e qenë e pamundur, madje edhe një takim i hapur me gazetaren Sueisi. Më parë do të kishet ardhur sigurimi i shtetit për të pyetur, se pse ajo bisedon me mediat e huaja.



  • Data 12.12.2007
  • Autor Esther Saoub
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZpY
  • Data 12.12.2007
  • Autor Esther Saoub
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZpY