1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gadafi në Rusi - Priten blerje armatimesh në vlera miliardëshe

Pas më shumë se 20 vjetësh kryetari i shtetit libian Muamar al Gadafi shkon sot përsëri për një vizitë shtetërore në Rusi. Një kulm i ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndermjet dy vendeve.

default

Udhëheqësi libian, Gadafi

Këtë vizitë të rëndësishme shtetërore presidenti i mëparshëm rus Vladimir Putin donte ta kryente vetë. Tri javë para se t´i dorëzonte detyrën pasardhësit të tij, Dmitri Medvedev ai vizitoi kryetarin e shtetit të Libisë, Muamar el Gadafi (Muammar el Gaddafi) . Si dhuratë mikut Putini në prill solli me vete faljen e borxheve në shumën mbi rreth tre miliardë euro. Libia nënshkroi si kundërpërgjigje marrëveshje për blerjen e armëve nga Rusia dhe për pjesëmarrjen e Gazpromit në projektet energjitike.

Përveç kësaj Rusia ndërton një linjë të rëndësishme hekurudhore në këtë vend të Afrikës së Veriut. „Ne jemi të kënaqur me zgjidhjen e problemit të borxheve. Unë janë shumë i bindur, që rezultati është në favor si të ekonomisë ruse ashtu edhe të asaj libiane, por edhe të popujve të të dy vendeve. Unë i jam shumë mirënjohës udhëheqësit të revolucionit libian për këtë pritje miqësore."

Wladimir Putin bei Treffen in Vladikavkaz in Nordossetien

Kryeministri rus, Putin përkrah Libinë

Libia kthehet në aleat të Rusisë

Këtë e tha Putin pas përfundimit të vizitës së tij. Edhe shefi i Gazprom-it Aleksej Miler u shpreh i kënaqur: „Gasprom ka fituar tenderat për hapjen e një pusi të naftës dhe gazit. Përveç kësaj së bashku me shoqërinë kombëtare libiane të naftës kemi rënë dakord të themelojmë një ndërrmarrje të përbashkët energjitike."

Libia është vendi i katërt në Afrikë përsa i përket rezervave të gazit.Që në atë kohë kontaktet janë intensifikuar. Në gusht kryeministri libian, Baghadadi Mahmudi erdhi në Moskë. Ai solli me vete një manaxher rus, i cili kryente dënimin në këtë shtet afrikanoverior për spiunazh industrial. Një shenjë për rëndësinë që ka për Tripolis-in marrëdhënia e mirë me Moskën. Libia po zhvillohet jo vetëm nga ana gjeopolitike, por edhe ekonomikisht ajo po bëhet një nga aleatët më të rëndësishëm të Rusisë, komentonte atëherë gazeta „Gasjeta.“

Vizita e parë e kryetarit të shtetit libian Gadafi në Moskë pas më shumë se 20 vjetësh do të jetë një tjetër kulminim i ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Ka të ngjarë që në ditët e ardhshme të vihen në jetë marrëdhëveshjet e prillit dhe të nënshkruhen marrëveshje miliardëshe për shitjen e avioneve rusë Suhoi, tankeve dhe raketave kundërajrore.

Rusia ka interes për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e energjisë. Gazpromi do të përfitonte me qejf rezervat libiane të gazit natyror dhe të naftës dhe të ndërtonte një tubacion nga Afrika e Veriut për në Evropë. Me ndihmën ruse Libia do të ndërtojë përveç kësaj edhe një central atomik.

Mediat ruse spekullojnë, se zëvendësministri rus i financave Sergej Stortshak ia dedikon lirimin e tij të papritur nga burgu para disa ditësh vizitës së Gadafit. Lidhja e vërtetë mbetet e paqartë. Stortshak, I arrestuar para afro një viti për mitmarrje, administronte borxhet që Libia i kishte Rusisë. Arrestimi i tij kishte shtyrë gjoja gjithnjë faljen e borxheve nga Moska.


  • Data 31.10.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fl8c
  • Data 31.10.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fl8c