1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gabriel: BE të ndihmojë për përmirësimin e jetës në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Siegmar Gabriel, në kuadër të një turi vizitash në Ballkanin Perëndimor vizitoi Beogradin dhe Prishtinën. Të hënën (18.04) Gabriel qendron edhe në Tiranë.

DW: Zoti ministër Ju brenda 24 orëve vizituat dy vende të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u thatë, se kanë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt BE-së. Por a është BE-ja pas Brexit vërtetë e aftë të pranojë vende të tilla të pastabilizaura?

Siegmar Gabriel: Nuk është vetëm pozicioni ynë gjerman, por është një qendrim i mbarë BE-së, që e ka të qartë, se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga reformimi i këtyre vendeve dhe që ato të kenë një perspektivë për t'u bërë anëtarë të BE-së. Që kjo nuk është e mundur menjëherë dhe kërkon relativisht kohë të gjatë, këtë e dinë të gjithë njerëzit këtu, këtë e dimë edhe ne. Por vetëm kjo perspketivë bën që emocionet e vjetra të vështira nacionale, që kanë çuar deri tek dhuna, të mbahen nën kontroll dhe që të ketë procese paqeje dhe zhvillimi. Ndaj ne duhet ta mbajmë të hapur portën për në BE. E këtë e kanë të qartë edhe europianë të tjerë, sepse në rast të kundërt këtu sërish mund të kemi një vatër zjarri në kufi të Europës.

DW: Ju thatë, që jo vetëm Ju, por edhe ministrat e tjerë të jashtëm të vendeve të BE-së tani duan të kujdesen më fort për Ballkanin Perëndimor. Çfarë është menduar konkretisht në këtë drejtim? A është menduar për projekte të caktuara?

Siegmar Gabriel: Në mbeldhjen e fundit të këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së ne kemi biseduar për Ballkanin Perëndimor dhe për nevojën e ffitjes së frekuencës së vizitave të kiolegëve të ndryshëm atje, siç ishte së fundi edhe vizita e së ngarkuarës për Politikën e Jashtme Mogherini. Bindja ime është, që kur ne e dimë, se antarësimi në BE do të zgjasë edhe shumë, duhet që në këtë periudhë BE-ja të ndihmojë për përmirësimin e jetës këtu. Pra ne me shtetet e rajonit këtu duhet të mbështesim projekte infrastrukture. Sepse nuk shkon, që këtu mendohet prej vitesh për ndërtim autorstradash të vogla, por në fakt ndërtohen vetëm pak kilometra, çka nuk është e mjaftueshme. Ka shumë gjëra që mund të bëhen dhe që nuk kanë të bëjnë me antarësimin në BE, por që ato në fakt ua përmirësojnë jetën njerëzve.

Intervistoi në Prishtinë Jens Turau