1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gabriel: Çfarë është e paqartë per mua në lidhje me Serbinë?

3 Qershor 2017

"Është e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua, që shumica e popullatës në Serbi ende mendojnë, që Rusia u ofron ndihmë më të madhe finaciare“, tha në Berlin ministri i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel.

https://p.dw.com/p/2e4ZA
Außenminister Sigmar Gabriel
Fotografi: Picture alliance/dpa/M. Skolimowska

"Problemet kryesore të Ballkanit e kanë origjinën në vendet përkatëse: reformat e vonuara, korrupsioni, stagnjacioni ekonomik, dhe paqëndrueshmëria politike", tha Gabriel gjatë një konference të organizuar nga instituti ASPEN në Berlin.

Ai theksoi se ndihmat që i ofrohen rajonit të Ballkanit nga Bashkimi Europian duhen të kenë më shumë rezultate. "Është e pa kuptueshme dhe e pa pranueshme për mua që shumica e popullsisë në Serbi ende mendojnë që Rusia u ofron ndihmë më të madhe financiare." 

"Unë nuk e kuptoj që, për shembull, që nga rruga e aeroportit për në qendër të Beogradit shoh reklama të mëdha dedikuar marrëdhënieve ruso-serbe, ndërsa nuk shihet e njëjta gjë për bashkëpunimin me BE-në".

Projekte infrastrukturore me simbolikë

Ai theksoi po ashtu edhe planet konkrete për rritjen e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit duke thënë: "Ne duhet t'i përshpejtojmë projektet e mëdha infrastrukturore që janë ekonomikisht të domosdoshme dhe përmbajnë një simbolikë të fortë – si për shembull autostrada ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë".