1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

G8 i kërkon me fjalë të ashpra Koresë së Veriut të ndërrojë qëndrim

G8 i kërkon me fjalë të ashpra Koresë së Veriut të ndërrojë qëndrim. Ministrat e lanë të hapur çështjen se çfarë masash do merren nëse nuk arrihet të ndryshojë qëndrimi i Koresë së Veriut.

default

Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë, Kanadasë, SHBA-së dhe Rusisë

Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë, Kanadasë, SHBA-së dhe Rusisë i janë drejtuar me fjalë të ashpra diktatorit të Koresë së Veriut, që të heqë dorë nga provokimet e tjera dhe të nisja e një rakete tjetër. Kërcënimi me sulm atomik mbi SHBA-së, nuk mund të pranohet, thuhet në një deklaratë të grupi të Të tetëve. Nëse udhëheqësit koreano-verior nuk i dhemb lëkura fare, për shkak të arsyeve në politikën e brendshme, mbetet mister për ministrat e jashtëm të mbledhur në Londër.

"Për ç`arsye është duke u shtuar kjo retorikë lufte, është e rëndësishme por në fund të fundit nuk është vendimtare. Vendimtare është që prej retorikës të mos bëhet luftë," thotë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në "Lancaster House", shtëpinë e miqve të Ministrisë britanike të Jashtme. Gjendja është "shumë shqetësuese" dhe kërcënimet koreano-veriore duhen marrë seriozisht. Gjatë një darke të përbashkët edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shprehju përkrahjen për deklaratën e bërë për Korenë e Veriut. Në këtë çështje nuk ka dallime pikëpamjesh me SHBA-në, tha Lavrov. Në fund të fundit Rusia është vend i këtij rajoni.

G8 Außenminister Treffen in London 11.04.2013

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Megjithatë për mediat ruse Lavrov tha se SHBA dhe Koreja e Jugur nuk do t`i zgjerojnë manovrat ushtarake që janë duke zhvilluar. Ministri i Jashtëm gjerman ëesterëelle ishte i kënaqur që komuniteti ndërkombëtar flet me një gjuhë. "Jo vetëm vendet perëndimore duhet të jenë të një mendjeje, por edhe Kina dhe Rusia. Përshtypja ime është se të dy këto vende duan të njëjtën gjë."

G8 nuk ka mjete për të bërë presion

Asnjë nga vendet e G-8 nuk mund të ndikojë vërtet mbi Korenë e Veriut përveç aleatit të fundit, Kinës, thotë studiuesi i shkencave politike dhe ekspert i G-8, Hanns Maull nga Universiteti i Trierit. "Një gjë që luan rol është që Rusia e cila ka pak ndikim mbi Korenë e Veriut, është duke i kthyer krahët Phenjanit dhe sinjalizon nervozitet për situatën. Por sa i përket Koresë së Veriut dhe në përgjithësi gadishullit korean, krah SHBA është Kina supërfuqia që vendos." Ministrat e lanë të hapur çështjen se çfarë masash do merren nëse nuk arrihet të ndryshojë qëndrimi i Koresë së Veriut.