1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Günter Wallraff - 50 vjet gazetari investigative

Të hënën (01.10.) Günter Wallraff mbush 70 vjeç. Për mbi 50 vjet duke marrë identitete të tjera ai futej në fabrika, përjetonte abuzime mbi trupin e vet për t'i bërë më vonë ato publike në librat apo reportazhet e tij.

Der investigative Journalist und Buchautor Günter Wallraff stellt am 03.10.1977 bei einer Pressekonferenz in Bonn sein Buch Der Aufmacher vor. In dem Buch berichtet Wallraff über die Methoden der Boulevard-Zeitung Bild bei dessen Regionalredaktion in Hannover Wallraff mehrere Monate undercover arbeitete.

Bildergalerie 60 Jahre Bild Wallraff 1972

Edhe pse para dhe pas tij ka pasur gazetarë investigues Günter Wallraff ka fituar një rëndësi të madhe për gazetarinë investigative, falë mënyrës së tij tipike të punës si gazetar investigativ, e cila është e mirënjohur, jo vetëm në Gjermani. Për gati një gjysmë shekulli ai i ka veshur vetes identitete të ndryshme dhe futej nëpër ndërmarrje për të mbledhur informacionet që i duheshin për reportazhet e tij, jo si gazetar, por si punëtor i zakonshëm.

Në këtë mënyrë Günter Wallraff kishte mundësi t'i përjetonte lodhjet, mundimin apo abuzimet në botën e punës mbi trupin e vet, për t'i bërë më vonë ato publike në librat apo reportazhet e tij. Për ciklin e tij me titullin Reportazhe nga Industria (1963-1965), ai punoi si punëtor i zakonshëm në konvejerin e një fabrike ku prodhoheshin automobilë apo në një kantier detar.

Autor und Enthüllungsjournalist Günter Wallraff stellt am Mittwoch (14.10.2009) in Frankfurt am Main während einer Pressekonferenz auf der Buchmesse sein neues Buch mit dem Titel Aus der schönen neuen Welt - Expeditionen ins Landesinnere vor. Verlage aus der ganzen Welt zeigen vom 14. bis zum 18. Oktober auf der 61. Frankfurter Buchmesse eine Auswahl ihres Programmes. Gastland ist in diesem Jahr China. Foto: Uwe Anspach dpa/lhe +++(c) dpa - Report+++ Frankfurter

Günter Wallraff

Madje gazetarit investigativ gjerman Günter Wallraff u hyri edhe mundimeve të punës me akord në një makineri për prerjen e tubave apo të fonditorit në një fabrikë çeliku. Pasi i kishte provuar këto lloj punësh vetë në kurriz ai përshkruan në reportazhet e tij kushtet e mjerueshme të punës nëpër fabrikat gjermane.

Që në fillim të viteve 60-të Wallraff merrte mbi vete misione rraskapitëse për të tërhequr vëmendjen për kushtet e papranueshme të punës dhe të jetesës së punëtorëve, të të pastrehëve, apo të emigrantëve në Gjermani.

Kjo prirje për të marrë identitete të tjera dhe për t'i provuar dallohej që në fillim te Günter Wallraff-i, tregon studjuesi i medias Bernhard Përksen nga Universiteti i Tübingenit: "Ka një shënim në ditarin e tij kur ishte në moshën 17 vjeçare, që thotë: "Unë jam maskuesi im i fshehtë, vë vazhdimisht maska të reja, për të kërkuar vetveten."

Tema tabu

Në këtë kërkim të vetvetes Wallraff gjithmonë alternoi kërkimin e rolit tij si gazetar investigativ dhe shkrimtar. Qëllimi ishte i qartë që nga fillimi, thotë gazetari dhe biografi i Wallraffit, Jürgen Gottschlich. Wallraff gjithmonë është përpjekur të trajtonte tema tabu dhe t'ia paraqiste ato një audience sa më të gjerë." Dhe këtë edhe e ka arritur. Si me historinë për gazetën "Bild", ashtu edhe me librin "Fare poshtë" për emigrantët turq në Gjermani, ai ka dhënë kontributin e tij, që është krijuar një vetëdije e re.

"Në Suedi fjala "wallraffen" ka hyrë madje në fjalorin zyrtar, me kuptimin "zbuloj diçka, hedh dritë mbi diçka". - sqaron Bernhard Përksen.

"Në fakt, pas gjithë atyre që kam përjetuar, pas gjithë atyre pengesave, pas gjithë atyre situatave të rrezikshme për jetën dhe aq shumë armiqsh unë nuk duhet të isha më në jetë" - thotë gazetari investigativ.

***Achtung: Nur zur Rezension dieses Titels verwenden!*** Buchcover Günter Wallraff Ganz unten. Quelle: Amazon.de.

Kopertina e librit "Në fund fare"

Librin e tij bestseller "Fare poshtë" që u botua në vitin 1985 ai e shkroi pasi duke u hequr sikur ishte punëtor emigrant turk, me emrin Ali, i përjetoi vetë përvojat dhe problemet me të cilat përballen emigrantët në Gjermani. Ky libër vazhdon të lexohet edhe sot në shumë vende.

Angazhim social

Ditëlindjen e tij ai do ta festojë sikurse thotë me të bijat: "Unë kam pesë vajza fantastike nga tri martesa me nëna të mrekullueshme. Ato të gjitha duan ta festojmë ditëlindjen së bashku. Unë gjithashtu." Ai tregon se nuk i pëlqen të festojë ditëlindjet dhe sidomos ato jubilare dhe se në raste të tilla shpesh një natë përpara është "zhdukur". Dhe Günter Wallraff dukset se ka përvojë me zhdukjet e papritura. Kështu me rastin e 50-vjetorit të ditëlindjes botuesi i tij kishte përgatitur për të një festë të madhe. "U bëra keq", thotë Wallraff, sepse "kur ka grumbullime njerëzish e ndjej veten jashtë mase keq". Prandaj në vend që të merrte pjesë në ceremoninë festive ai shkoi në Rostock-Lichtenhagen, ku një grup vietnamezësh mezi sa i kishte shpëtuar një sulmi me sfond ksenofob, dhe e kishte festuar ditëlindjen me ta.

Ndryshe nga 50-vjetori për ditëlindjen të 60-të ai kishte përgatitur një ceremoni. Në këtë ceremoni ai ja dhuroi të hollat që kishte marrë prej sigurimit të jetës një shkollë për vajza në Afganistan.