1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Gëzohemi" - Gjermania merr vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi të martën (12.10.) Gjermaninë për një vend të përkohshëm në Këshillin e saj të Sigurimit në një periudhë 2 vjeçare.

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Vendin në OKB, Gjermania e morri falë 128 votave, që përbëjnë një votë më shumë sesa nevojitej për të arritur shumicën e dy të tretave. Kështu Gjermani është anëtare e Këshillit të Sigurimit në vitet 2011 dhe 2012.

Kjo ndodhi ndoshta sepse shtetet anëtare të OKB-së nuk e harruan angazhimin e Gjermanisë. Ose ndoshta për shkak të kollares së zezë me të kuqe dhe të verdhë floriri të ambasadorit gjerman? Sidoqoftë ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle, ishte shumë i kënaqur kur doli përpara kamerave dhe tha: "Gëzohemi që angazhimi ynë për paqen dhe sigurinë, për mbrojtjen e klimës dhe zhvillimin, për çarmatosjen bërthamore dhe sigurisht për politikën e jashtme mbarëbotërore do të forcohet më në fund nëpërmjet punës sonë në Këshillin e Sigurimit."

127 vota nevojiteshin gjithsej. Kanadaja dhe Portugalia nuk arritën të marrin shumicën e votave gjatë seancës së parë të votimeve. Këto dy vende ishin konkurrentet e Gjermanisë dhe luftuan deri në fund për dy vendet që ishin planifikuar për grupin e vendeve të Evropës Perëndimore dhe shteteve të tjera.

Gjermania fitoi pikë sidomos me angazhimin në politikën për klimën dhe ambientin. Por edhe me pjesëmarrjen në ndihmat për zhvillim dhe në shumë misione për paqe të OKB-së: "Bota e di se mund të na besojë. Gjermania është një vend i besueshëm, pra jo vetëm prodhimet tona por edhe politika jonë e jashtme."

Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Kjo është hera e pestë që Gjermania merr pjesë në Këshillin e Sigurimit, madje hera e gjashtë po të llogaritej edhe pjesëmarrja e ish-RDGJ-së në vitet 70. Hera e fundit ishin vitet 2003 dhe 2004, kur tema e luftës së Irakut ishte në qendër të vëmendjes.

Për vendet nga Azia, Amerika Latine dhe Afrika kishte nga një kandidat: India, Kolumbia dhe Afrika e Jugut. Këto tri vende fituan gjithashtu.

Gjermania ka si qëllim afatgjatë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Deri tani vetëm 5 vende kanë të drejtë vetoje: SHBA-ja, Rusia, Franca, Kina dhe Britania e Madhe. 10 anëtarët jo të përhershëm zgjidhen gjithmonë për dy vite. Por sipas Westerwelles reformimi i OKB-së është vetëm një çështje kohe: "Roli i Gjermanisë është të mbajë ekuilibrin mes botës dhe arkitekturës së saj. Amerika Latine, Afrika dhe Azia nuk përfaqësohen në mënyrë të denjë në OKB dhe Gjermania do ta ndryshojë këtë gjë."

Autor: Lena Bodewein/ Sonila Sand

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 13.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PcuB
  • Data 13.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PcuB