1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Fuzionimi i Porsches me Volkswagenin

Në shtypin gjerman të së premtes gjen jehonë vendimi i këshillave mbikqyrëse të prodhuesve të automobilëve Volkswagen dhe Porsche për fuzionimin e tyre në një koncern të integruar automobilësh.

default

Nën titullin "Triumfi i Volkswagenit ndaj Porsches" gazeta "Tageszeitung" komenton:

"Beteja mes Porsches dhe Volkswagenit mbaroi dhe fituesi quhet Ferdinand Piëch. Kryetari i Këshillit mbikqyrës të Volkswagenit dhe trashëgimtar i Porsches u mbrojt nga sulmi i rivalit të ri Wendelin Wiedeking. Tek e fundit bëhej fjalë për një kapitull të ri të grindjes së stërzgjatur familjare. E pikërisht ky është problemi i vërtetë për Volkswagenin. Sepse më së voni kur të mos jetojë më 72-vjeçari Piëch, do të shpërthejnë luftëra të reja për pushtet. E ardhmja e prodhuesit të automobilëve, që ndoshta së shpejti me gati 400.000 punonjës do të jetë më i madhi në botë, vendoset në kolltukët prej lëkure në shtëpitë e pronarëve Piëch dhe Porsche. Edhe kjo është një pasojë e betejës së humbur për fuzionim, gjatë së cilës Porsche gradualisht mblidhte aksionet e lira të Volkswagenit në treg. Në mënyrë që koncerni Volkswagen të mos shkatërrohet prej luftërave të ardhëshme për pushtet, është e rëndësishme, që në këshillin mbikqyrës të mbështeten ato forca, që nuk bëjnë pjesë në familje."


Gazeta "Eßlinger Zeitung" shkruan:

"Lufta mes Porsches dhe Volkswagenit do të hyjë në historinë e ekonomisë gjermane si një nga betejat më të ashpra për fuzionim. Për javë e muaj të tërë kundërshtarët u kacafytën duke tejkaluar edhe normat etike. Tashmë e gjitha kjo i përket së shkuarës. Porsche do të jetë marka e dhjetë e Volkswagenit. Por kjo s'ka përse të jetë arsye për të vajtuar. Mjafton t'i hedhësh një sy Audit për të kuptuar, që kjo markë vitet e fundit nën ombrellën e koncernit Volkswagen është zhvilluar në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme."


"Stuttgarter Zeitung" vëren:

"Njëri apo tjetri, Porsche ose Piëch ka interesa sipërmarrjeje por asnjëri nuk ka ambicjet e llojit të Ferdinand Piëch. Ka qenë e vështirë për të gjetur në rrethin e familjes përfaqësues që të angazhoheshin në këshillin mbikqyrës të Porsches, kështu do të jetë akoma më e vështirë në koncernin e ri. Për këtë arësye është mirë që një investues si emirati i Katarit do të investojë tek Porsche i çliruar si nga interesat për vendin se ku zhvillon aktivitetin firma ashtu dhe nga lufta për pushtet brenda familjes. Arabët janë tregëtarë të zotë që mendojnë thjesht në katgorinë e aktivitetit sipërmarrës, gjë që është një fitore për koncernin."

Autor: DPA - Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani

  • Data 24.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IwZq
  • Data 24.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IwZq