1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Futbollistet gjermane në prag të titullit të 7-të "Kampione Evropiane"

Për herë të pestë radhazi kombëtarja gjermane e femrave arrin finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit. Të enjten (10.09) ekipi gjerman luan në stadiumin olimpik të Helsinkit kundër atij të Anglisë.

default

Kupa e Kampionatit Evropian të Futbollit për ferma 2009 në Finlandë

Endërra është fare afër. Edhe një fitore dhe Gjermania mund të jetë sërish kampione e Evropës, për të pestën herë njëra pas tjetrës. E pranishme gjatë gjithë këtyre viteve është Silvia Neid, fillimisht si lojtare, më pas si bashkëtrajnere dhe tani si trajnere e kombëtares. Për të çdo finale është e diçka e veçantë: "Po të mos ishte e tillë, atëhere duhet të bëja kërkesë për të dalë në pension dhe të kërkoja diçka tjetër. Për mua finalja vazhdon të jetë diçka e veçantë. Qëllimi im është që në fund të fitojmë. Kjo është shumë, shumë e vështirë, por ky është qëllimi im i përhershëm dhe nuk më pëlqen aspak të humbas."

Frauenfußball-Bundestrainerin Silvia Neid

Trajnerja: Silvia Neid

Rruga drejt finales jo aq e lehtë sa mendohej për futbollistet gjermane

Në çerekfinale ato mezi fituan 2:1 ndaj Italisë. Më pas gjysmëfinalja ndaj Norvegjisë, ku gjatë gjithë pjesës së parë kryesonte Norvegjia dhe ku vetëm në pjesën e dytë ekipi gjerman arriti të barazonte dhe më tej të fitonte 3:1. Kjo edhe falë taktikës së trajners Neid në këmbimin e lojtareve. Për këtë ekipi nuk e festoi me aq furi daljen në finale, sikurse thotë mesfushorja: Simone Laudehr: "Në fakt kemi bërë një hap të parë, por ende nuk kemi arritur asgjë. Në qoftë se fitojmë mirë në finale, atëhere do të jemi në qejf për të festuar."

Fußball Europameisterschaft der Frauen 2009 Deutschland - Norwegen

Simone Laudehr, në qendër pas golit në ndeshjen me Norvegjinë më 7 shtator 2009 në Helsinki

Futbollistet angeleze rivalet më të forta për ekipin gjerman

Edhe pse futbollistet gjermane nuk kanë humbur asnjë ndeshje me britaniket, nga 18 ndeshje, 16 i kanë fituar gjermanet, vitet e fundit ekipi anglez është ndër më të mirët në Evropë.

"Anglia është një kundërshtare e fortë: Ne njihemi, dhe ato kanë një sulm shumë të fortë. Edhe mbrojtja jonë është e shumë e mirë dhe e fortë, dhe për këtë finalja do të jetë shumë tërheqëse dhe me emocione."

Çdo futbolliste gjermane merr për arritjen e finales një shpërbilim prej 10.000 eurosh. Në rast se fitojnë atëhere marrin edhe një shtesë prej 2.000 eurosh. Lajmi tjetër i mirë është se në ndeshjen finale mund të luajë sërish edhe Linda Bresonik. Mesfushroja pati një plagosje të lehtë në ndeshjen me Norvegjinë. Le të shpresojmë se stadiumi 40.000 vendësh i Helsinkit do të mbushet më tepër se në ndeshjet për gjysmëfinalet: Ndeshjen Norvegji-Gjermani e ndoqën vetëm 2.765 sportdashës.

Autor: Olivia Fritz / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Vilma-Filaj-Ballvora

DW.COM