1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Futbollistet gjermane kampione të Evropës për të shtatën herë

Në ndeshjen finale mbrëmë në Finlandë, ekipi gjerman i futbollit për femra skualifikoi atë anglez. Birgit Prinz dhe Inka Grings shënuan nga dy gola. Grings u cilësua edhe golshënuesja më e mirë.

Futbollistja gjermane Simone Laudehr (djathtas) dhe lojtarja angleze Katie Chapman gjatës finales së futbollit për femra në Helsinki, Euro 2009.

Gjermanet triumfojnë sërish...

Ekipi gjerman i futbollit për femra fitoi ndeshjen eliminatore kundër Anglisë me rezultatin 6:2. Futbollistet Birgit Prinz , Melanie Behringer, Kim Kulig und Inka Grings, ishin golshënueset për kampionin, Gjermaninë.

Në foto: Inka Grings (djathtas) dhe Melanie Behringer.

Inka Grings dhe Melanie Behringer.

Me mbrojtjen e titullit, i cili u rrezikua dy herë në mes të lojës, nga golat e ekipit kundërshtar britanik, të shënuara nga Karen Carney dhe Kelly Smith, secila futbolliste e ekipit kombëtar gjerman mori shpërblimin prej 12.000 eurosh.

Para 15.877 spektatorëve në stadiumin olimpik të Helsinkit, ekipi kombëtar gjerman i traineres Silvia Neid, nisi fillimisht një lojë të matur. Ekipi anglez luajti në fillim në sulm. Pak më vonë Gjermania shënoi dy herë. Fillimisht futbollistja e mirënjohur Prinz, shënoi golin e saj të parë, pastaj shënoi Behringer nga distanca 30 metra.

Prinz u shreh shumë e kënaqur me rezultatin: "Një mrekulli. Ishte një ndeshje e fortë, por që të jepte kënaqësi. I shënuam golat në momentin e duhur".

Prinz shënoi dy herë po ashtu edhe Grings, e cila u shpall golshënuesja më e mirë e kampionatit. Golëshënuesja e katërt e ekipit gjerman në këtë mbrëmje ishte Kuhlig.

Silvia Neid, trainerja e kombëtares gjermane të futbollit për femra.

Silvia Neid, trainerja e kombëtares gjermane të futbollit për femra.

"Në përgjithësi jam e kënaqur me rezultatin" tha edhe trainerja Silvia Neid, e cila ka marrë pjesë në shtatë kampionate si lojtare, asistente trainere dhe trainere. "Ishte ndeshja që prisja. Nuk kam menduar që do të shënoheshin kaq shumë gola", tha Neid.

Për të ndjekur lojën e kombëtares gjermane, në Finlandë kishin shkuar Presidenti gjerman Horst Köhler, Ministri i Brendshëm Wolfgang Schäuble, Presidenti i shoqatës gjermane të futbollit Theo Zwanziger, si dhe Presidenti i nderit i kësaj shoqate, Gerhard Mayer-Vorfelder.

Të premten (11.9.) pasdite, ekipi i futbollit për femra, do të pritet me nderime në Frankfurt mbi Main.

Autor: DPA / Angelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 11.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jcme
  • Data 11.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jcme