1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll

7 Shtator 2010

Sot ndeshjet e tjera eliminatore te Europianit 2012 në futboll

https://p.dw.com/p/P5xZ
Berti Vogts trajner i kombëtares së AzerbajxhanitFotografi: dpa

Në kuadër të ndeshjeve eliminatore të kampionatit Europian 2012, që do të zhvillohet në Ukrainë dhe në Poloni, sot pritet me interes ndeshja mes ish kampiones së botës Francës dhe Bosnjës. Pas humbjes me Bjellorusinë 0:1 ekipi francez gjendet në një situatë të vështirë.

Gjermania do të luajë me Azerbaxhanin në Këln. Trajneri i kombëtares së Azerbaxhanit, gjermani Berti Vogst, nuk sheh asnjë shans për fitore të ekipit të tij në ndeshjen e sotme.

Sot në Tiranë do të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Luksemburg. Pas barazimit me Rumaninë javën e kaluar, tifozëve iu është rritur entuziazmi dhe janë optimistë për një fitore të mundshme të kombëtares kuq e zi.

Autor: dpa/mk

Redaktoi:av