1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Futboll për paqen në Sudan - Klubet e futbollit angazhohen për fëmijët

Sudani një vend i Afrikës Veriore është përfshirë në një insiative të klubit futbollistik gjerman Bayer Leverkuzen.

Traineri zvicerian Willy Schmid me fëmijët sudanezë.

Traineri zvicerian Willy Schmid, është një prej katër drejtuesve të trajnimeve, të cilët kanë përsipër përgatitjen e trainerëve sudanezë.

Në Sudanin e pllakosur nga luftrat civile për dekada të tëra, klubi gjerman Bayer Leverkuzen së bashku me klubet sportive të Liverpulit dhe Bazelit, kanë filluar një projekt për trajinimin e trainerëve të rinj dhe për të ndihmuar fëmijët e rrugës.

Khartum, qyteti në shkretëtirë. Përkthyer në shqip do të thotë feçka e elefantit. Rrjedhat e Nilit të Kaltër dhe atij të Bardhë bashkohen këtu. Rreth tetë milionë njerëz jetojnë në hapësirat e metropolit me shumicën arabe të popullsisë.

Fëmijët dhe të rinjtë e etnive dhe feve të ndryshme në Sudan.

SCORT ka hapur kampe të tilla trajnimi për fëmijët dhe të rinjtë e etnive dhe feve të ndryshme në Sudan.

Në afërsi të aeroportit ndodhet ndërtesa e Lidhjes Sudaneze të Futbollit. Pas ndërtesës në fushën e mbuluar me bar artificial, në temperatura mbi 30 grad rreth 150 fëmijë vrapojnë pas topave. Në mes të fushës qëndron traineri zvicerian Willy Schmid. Ai është një prej katër drejtuesve të trajnimeve të cilët kanë përsipër përgatitjen e trainerëve sudanezë. "Çështja kryesore është nxitja e paqes përmes sportit. Sporti ndihmon në ngritjen e urave të mirëkuptimit, në mirëqenien sociale, në bashkimin e fëmijëve, të cilët kanë vështirësi në jetë dhe jeta merr përmes sportit më shumë kuptim për ta".


Këto janë qëllimet e organizatës SCORT nga Lieshtenshtajni që ka vënë në jetë këtë projekt. Në rajonet e konflikteve si në Kosovë, Izrael apo këtu në Sudan organitata ka hapur kampe të tilla trajnimi për fëmijët dhe të rinjtë e etnive dhe feve të ndryshme nga rajone të ndryshme të vendit. Ata punojnë së bashku me brezin e ri të trainerëve të klubeve të njohura evropiane si ai i Liverpulit, Bazelit apo Bayer-ni i Leverkuzenit. Nxënës të tyre janë si fëmijët që trajnohen për një kohë të gjatë, ashtu edhe fëmijët e rrugës.

Fëmijët dhe të rinjtë e etnive dhe feve të ndryshme në Sudan.

Në projekt janë përfshirë si fëmijët që trajnohen për një kohë të gjatë, ashtu edhe fëmijët e rrugës.

Hanspeter Rothmund, sekretar i përgjithshëm i organizatës SCORT: "Ndonjëherë klubi i futbollit mund të thelemohet prej sfondit social. Dhe ne tani e kemi filluar këtë punë dhe një pjesë e vogël duhet t'i kthehet popullit, fëmijëve në mënyrë që kjo ide të vazhdojë. Sporti është një gjë e mrekullueshme."

Në program bëjnë pjesë edhe vizitat tek institucioneve të fëmijëve të rrugës. Me dhjetëra mijë prej tyre janë dëbuar nga shtëpitë e tyre që ndodhen në rajone të ndryshme të vendit si pasojë e luftës qytetare. Shumë prej tyre jetojnë në periferi të kryeqytetit, në varfëri të madhe, në kasollet të ndërtuara me qerpiç. Trainerët kalojnë me ta një pasdite në fushat e lojës të mbushura me pluhur. Një përjetim i paharruar, thotë Jürgen Haagmans nga Byern-i i Leverkuzenit: "Natyrisht që shihet se në çfarë kushtesh të varfëra rriten këtu fëmijët, nganjëherë të dhemb shpirti kur i sheh. Nga ana tjetër, vendi është përgjegjës vetë për këtë situatë. Ne mendojmë se kemi gjetur rrugën e duhur që të shkollojmë të rinjtë për tu bërë trainerë dhe me këtë të ndihmojmë pak edhe vendin, në mënyrë që pastaj ai të ndihmojë veten," sqaron Haagmans.

Autor: Felix Hoffman / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 02.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HOnJ
  • Data 02.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HOnJ