1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Futboll: Bajerni i Mynihut Kampion i Gjermanisë

Përfundon sezoni i 47-të i Bundesligës gjermane. Berlini dhe Bohumi dalin nga Bundesliga

Lojatrët e Bajernit përshëndesin tofozët për fitoren

Lojtarët e Bajernit përshëndesin tifozët për fitoren

Me fitoren e titullit kampion për ekipin e Bajernit të Mynihut, dje përfundoi edhe sezoni i 47-të i Bundesligës. Ekipi i trajnerit Louis van Gaal fitoi në Berlin ndaj ekipit Herta me rezultatin 1:3 dhe me këtë e mbylli edhe kryesimin në tabelë me pesë pikë para ekipit numër dy në Bundesligë, Shalke, i cili doli në Mainc pa asnjë gol 0:0. Pas fitores së titullit Kampion, trajneri i Bajernit Louis van Gaal tha i entusiazmuar:

Trajneri i ekipit të Bajernit Louis van Gaal

Trajneri i ekipit të Bajernit Louis van Gaal

"Kjo është natyrisht e bukur. Unë mendoj se është edhe mënyra se si kemi vepruar për të arritur deri këtu: me një futboll tërheqës, me sulme të mira, më mbrojtje të mirë dhe natyrisht edhe me shumë pikë. Për këtë arsye mendoj se e kemi merituar, dhe unë jam shumë krenar".

Berlini dhe po ashtu Bochumi, i cili humbi me Hanoverin 0:3, largohen nga Bundesliga për sezonin e ardhshëm. Rezultatet e tjera që u arritën ditën e shtunë janë: Nyremberg-Këln 1:0, Bremen-Hamburg 1:1, Mënhengladbah-Leverkuzen 1:1, Frajburg-Dortmund 3:1, Hofenhajm-Shtutgart 1:1 dhe Volfsburg-Frankfurt 3:1. Në krye të tabelës Bajerni arriti për këtë sezon 70 pikë, i ndjekur nga Shalke me 65 pikë dhe në vend të tretë Bremeni me 61 pikë.

Autor: dpa/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 09.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NJht
  • Data 09.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NJht