1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Fushata elektorale është punë e francezëve"

"Merkozy" - një skuadër e fortë në krizën e borxheve. Këtë aureolë të dyshes Sarkozy donte ta shfrytëzonte edhe në fushatën elektorale. Por në vend të paraqitjeve gjermano-franceze, dominojnë tani tonet kombëtare.

Merkel dhe Sarkozy

Dyshe e suksesshme - Merkel dhe Sarkozy

Fushata e përbashkët elektorale në fakt kishte filluar: në një intervistë në televizion me Nicolas Sarkozy-në në fillim të shkurtit, kancelarja gjermane Angela Merkel i premtoi presidentit francez mbështetje në betejën për postin e presidentit. Objektivi: Angela Merkel duhej t'ua sillte më pranë francezëve të ashtuquajturin "model gjerman" dhe të tregonte se me reforma të vështira sociale kriza mund të menaxhohet mjaft mirë, thotë Claire Demesmay, pranë shoqatës gjermane për politikë të jashtme në Berlin (DGAP), përgjegjëse për marrëdhëniet gjermano-franceze.

Sovraniteti është shumë i rëndısishëm për francezët, thotë Claire Demesmay nga DGAP.

"Sovraniteti është shumë i rëndësishëm për francezët", thotë Claire Demesmay nga DGAP.

Edhe vetë faktin që reformat sociale gjermane ishin çuar përpara nga kancelari socialdemokrat Gerhard Schröder, Sarkozy donte ta shfrytëzonte për fushatën e tij elektorale. Pikërisht si sulm kundër së majtës franceze: "Ai do të tregojë se në Evropë ekziston një e majtë moderne dhe e guximshme, e cila është në gjendje të zbatojë reforma të tilla. Në Francë përkundrazi ekzistojnë vetëm socialistët demode me në krye Hollande", shpjegon Claire Demesmay.

„Modeli gjerman“ i padëshëruar

Presidenti Sarkozy në fushatë elektorale

Sarkozy po përdor tonet kombëtare në fushatë

Por strategjia e Sarkozy-së nuk funksionoi. Megjithëse francezët pranojnë se fqinji i tyre në lindje po e kalon më mirë se të tjerët krizën falë reformave sociale, ata nuk pranojnë t'u imponohet "modeli gjerman", thotë Claire Demesmay. "Në radhë të parë ata nuk duan asnjë model nga lart apo nga jashtë. Ata duan të ruajnë sovranitetin e tyre".

Peshkim në anën e djathtë

"Për të siguruar numër të mjaftueshëm votash, Sarkozy duhet të peshkojë në kampin e djathtë të Frontit Kombëtar", mendon Claire Demesmay. Por edhe në këtë rast bëhet fjalë për temën e sovranitetit dhe vetëpërcaktimit, mendon ajo. Në krizën e borxheve evropiane, Sarkozy u dëshmua si një evropian i madh. Por, siç u shpreh në një akvitetet të fushatës në Villepinte, i ka kuptuar edhe euroskeptikët. "Sarkozy do të tregojë se është vërtet për integrimin evropian, por ky integrim duhet të bëhet sipas mënyrës franceze dhe në interes të Francës", shpjegon Demesmay. Këtë ai duhet ta arrijë pasi më e vonëta deri në balotazh, duhet të bëjë për vete edhe zgjedhësit e qendrës të François Bayrou, të cilët janë proevropianë.

Dimensioni evropian i rëndësishëm për balotazhin mendon Stefan Seidendorf nga instituti gjermano-francez Ludwigsburg

"Dimensioni evropian i rëndësishëm për balotazhin" mendon Stefan Seidendorf nga instituti gjermano-francez Ludwigsburg

"Në raundin e dytë të zgjedhjeve mund të dëgjojmë sërish tonet bazë shtetërore", beson Stefan Seidedorf nga instituti gjermano-francez Ludwigsburg. Në zgjedhjet e balotazhit kundër socialistit Hollande, Sarkozy mund të përpiqet të fitojë pikë me përgjegjësinë e tij shtetërore dhe përvojën e tij në politikën evropiane dhe të jashtme, beson Seidendorf. Në këtë moment Angela Merkel mund të jetë shumë e dobishme.

Merkozy dhe Schmitterand

Ish kancelari gjerman Helmut Schmidt pati marrë mbështetje nga François Mitterand

Ish kancelari gjerman Helmut Schmidt pati marrë mbështetje nga François Mitterand

Mbështetja nga jashtë ka traditë. Madje edhe kombinimet e emrave si Merkozy nuk janë diçka e re: kur François Mitterand për shembull mbështeti ish kancelarin gjerman Helmut Schmidt në politikën e tij për vendimin e dyfishtë të NATO-s, shtypi e quajti dyshen e politikanëve "Schmitterand".

Dhe kështu lidhjet mes kryetarëve të qeverive në Evropë me ngjyra të njëjta politike janë mjaft të forta: kryeministri polak Donald Tusk për fat të keq nuk kishte kohë të takohej me François Hollande kur ky vizitoi Poloninë pak kohë më parë, thotë historiani Etienne François. Edhe kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, kryeministri italian Mario Monti apo David Cameron nga Britania e Madhe janë shumë të rezervuar. Po aq të forta janë lidhjet mes politikanëve socialdemokratë, respektivisht socialistë në Evropë: kështu kryetari i socialdemokratëve gjermanë në opozitë Sigmar Gabriel e siguroi François Hollande për mbështetjen e tij në fushatën elektorale. Por meqenëse Gabriel është thuajse i panjohur në Francë, kjo nuk do të ketë thuajse asnjë efekt.

Deri tani sondazhet parashikojnë fitore të François Hollande në zgjedhjet presidenciale në Francë. Nëse kjo ndodh vërtet kryetarët e shteteve dhe qeverive në Evropë pavarësisht nga ngjyrimi politik, natyrisht do të bashkëpunojnë, thotë ekspertja për Francën Claire Demesmay: „Për fat të mirë në marrëdhëniet ndërkombëtare për bashkëpunim të mirë nuk janë të nevojshme raportet miqësore.“

Autor: Daphne Grathwohl / E. Xhani

Redaktoi: Aida Cama