1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fushatë zgjedhore deri në momentin e fundit?

Tensioni para përzgjedhjes së kandidatëve për president në Ajova shtohet

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton më 16 dhjetor 2007 në Ajova

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton më 16.12.07 në Ajova

Me votimin në Ajova (Iowa) fillon të enjten faza e nxehtë e fushatës zgjedhore amerikane. Në votimet e para brendapartikae për zgjedhjet presidenciale si tek demokratët ashtu edhe te republikanët ka diferenca shumë të vogla dhe kështu kandidatët luftojnë deri në fund.

Shteti i Ajovës është i pari në Shtetet e Bashkuara, ku matet tendenca e zgjedhjeve presidenciale, sepse ai është shtet me përbërje të qartë dhe kandidatët mund të takojnë shumë njerëz. Struktura e popullatës nuk është e ngjashme me atë të të gjithë vendit. Shumica e rreth 3 milionë banorëve në Ajova janë të bardhë. Kështu edhe ata, që e dëgjojnë Hillary Klintonin në sallën e ndriçuar të sportit janë burra dhe gra të bardhë, kryesisht të moshuar. Por ata nuk vijnë vetëm nga Ajova si ky burrë.

"Unë vi nga Masaçjusets. Jemi shkurt me pushime dhe menduan se është interesante, që të shohim procesin zgjedhor. Që t´i shohësh kaq pranë kandidatët, është gjë e rrallë, mendoj."

Të përjetosh nga pranë presidenten e ardhshme të vendit, është gjë e rrallë. Edhe pse kandidatja me kostumin e gjelbërt nuk thotë gjëra të reja, por përsërit pikëpamjet e saj të njohura për sistemin e shëndetësisë dhe të arsimit, apo luftën në Irak, ajo duartrokitet gjithnjë. Edhe kur thotë: "Klasa e mesme e Amerikës ka nevojë për lehtësime fiskale. Ata janë ata, që paguajnë cmimin për politikën deri tani të gabuar ekonomike."

Njerëzit në Ajova janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre, sepse edhe pse jo gjithmonë fituesi i këtushëm bëhet kandidati për president, ata që humbasin këtu e kanë definitivisht më të vështirë. Prandaj votuesit shfrytëzojnë prezantimet, si ky burrë, të cilit i ka pëlqyer shumë fjala e Klintonit dhe prandaj do të votojë për të.

"Unë isha gjysëm i bindur, ndërsa tani ajo më ka bindur plotësisht."

Barak Obama në Ajova

Barak Obama në Ajova

Shumë në Ajova shfrytëzojnë mundësinë për të frekuentuar kandidatë të tjerë, si ky burrë, i cili do të votojë fillimisht për Bill Richardsonin, guvernatorin e New Mexiko. Por ai ka ardhur në sallën e madhe të Veterans Memorial Buildings të Cedar Rapids për të dëgjuar fjalimin e Barak Obamës.

"Mendoj, se po të votoja me zemër, atëherë do të isha për Obamën. Po të votoj me arsye, atëherë vendos për Richardsonin.

Bill Riçardson në Ajova

Bill Riçardson në Ajova

Ndërsa republikanët i japin votat në fletushka në cuacusin e tyre, tek demokratët diskutohet hapur dhe votohet. Nqs një kandidat nuk mund të bashkojë për vete së paku 15% të të pranishmëve, zgjedhësit e tij mund të ndryshojnë qëndrim. Kështu vota e dytë mund të ketë shumë rëndësi.

Shumë nga të pranishmit në këtë pasdite të dy janarit në Ajova duket se do të votojnë, që me të parën dhe vota e tyre do të jetë po aq vendimtare, si e atyre që janë akoma të pavendosur. Të tillë ka shumë një ditë para votimit. Por vendimtare për rezultatin është edhe sa njerëz shkojnë në "caucuses". Dhe kështu Barak Obama thotë:

"Shpresoj se do të vendosni, të votoni për mua. Por më lini t´ju them, nëse nuk vendosni për mua, shkoni megjithatë dhe vendosni për dikë."

  • Data 03.01.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cjpv
  • Data 03.01.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cjpv