1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fushatë elektorale në Britaninë e Madhe

Në Britani të Madhe më 6 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Fushata elektorale karakterizohet nga akuzat e ndërsjellta për mungesë aftësish politike.

Parlamenti britanik në pallatin Westminster.

Parlamenti britanik në pallatin Westminster.

Kryeministri Gordon Brown e konfirmoi sot këtë datë edhe zyrtarisht. Më parë shefi i qeverisë u prit në një audiencë tek mbretëresha Elizabeta II, në Pallatin Buckingham, ku paraqiti kërkesën për shpërbërjen e parlamentit.

As laburistët dhe as konservatorët nuk mund të qeverisin të vetëm

Kryeministri britanik Gordon Brown.

Rezultate të dobëta në sondazhet e fundit - kryetari i laburistëve, Gordon Brown.

Në sondazhet e fundit, kryeministri Brown dhe Partia e tij Laburiste kanë shënuar rezultate më të dobëta se Partia Konservatore. Laburistët kështu mund të humbasin pushtetin pas 13 vitesh, por aktualisht asnjëra prej këtyre dy partive të mëdha nuk mund të llogarisë me shumicën e duhur të mandateve për krijimin e qeverisë. Atyre u duhet ndonjë partner për krijimin e koalicionit qeveritar, që do të ishte koalicioni i parë në Britani të Madhe, që prej vitit 1974.

Fushata elektorale me akuza të ndërsjellta

Kryetari i konservatorëve në Britaninë e Madhe, David Cameron.

Kryetari i konservatorëve në Britaninë e Madhe, David Cameron.

Në këtë vend tanimë ka filluar edhe fushata parazgjedhore, ku kandidatët kryesor Gordon Brown dhe David Cameron akuzojnë njëri tjetrin. Lideri i konservatorëve Cameron akuzoi kabinetin qeveritar se nuk ka asnjë përgjigje për problemet e vendit: "Asnjë përgjigje, mashtrime të pafundshme, asnjë infromacion dhe përgjigje në pyetjet konkrete. Kur do të vijë koha e largimit të ministrave të paaftë?"

Ndërsa kryeministri Brown në një prej paraqitjeve të fundit akuzoi liderin e tanishëm opozitar. "Cameroni gabohet në qëndrimet e tij për çështjet ekonomike. Gabime dhe vetëm gabime", tha Brown.

Autor: dpa / Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 06.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mo85
  • Data 06.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mo85