1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fushëbeteja Ferguson - protestat e afroamerikanëve vazhdojnë

Gati 50 vetë arrestohen nga policia në Ferguson, trazirat kanë vazhduar, tensioni mbetet i lartë. Ndërkohë që jo larg Fergusonit ka ndodhur një incident tjetër vdekjeprurës.

Në protestat e fundit në qytetin amerikan, Ferguson të shtetit Missouri, policia ka arrestuar 47 vetë. Pas një proteste fillimisht paqësore, në orët e para të mëngjesit demonstruesit kanë hedhur shishe të mbushura me ujë dhe urinë kundër policëve, ka bërë të ditur zyra policore. Policia ka ndërhyrë, por nuk ka përdorur gazin lotsjellës, bëjnë të ditur mediat. As nga ana e demonstruesve nuk janë dëgjuar të shtëna, por janë konfiskuar tre armë.

Të martën jo larg Fergusonit ka pasur në incident të ri vdekjeprurës. Policët qëlluan për vdekje në St. Louis një të dyshuar, i cili i ka kërcënuar policët me thikë. Gjatë natës protesta u zhvillua e qetë, policët ishin në gadishmëri më shkopinjtë e gomës përballë demonstruesve. Tensioni mbetet megjithatë i lartë siç raportojnë edhe mediat, për një moment gati të rrezikshëm, kur një polic i bardhë drejtoi armën kundër një protestuesi me ngjyrë, dhe u rrethua nga gazetarët, e nga njerëz të tjerë përreth. Polici lëvizte armën majtas-djathtas drejt një duzinë njerëzish që nuk ishin të lidhur me demonstratën. Por pas pas ndërhyri një polic tjetër që i uli armën kolegut të vet dhe e largoi atë nga rrethi i njerëzve. Ky rast tregon se policët reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj kërcënimeve të vërteta apo të supozuara, raportojnë mediat.

Afroamerikanëve u ka ardhur në majë të hundës diskriminimi

Njerëz nga më të ndryshmit i bashkohen protestës, e cila u ndez në 9 gusht në Ferguson pas vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë nga një polic i bardhë në Ferguson dhe që e ka tronditur rëndë këtë qytet amerikan - njerëz me maska, nëna, vëllezër. Njëri nga protestuesit e maskuar thotë para kamerave: " E di që shumë gjëra nga ato që ndodhën ishin të gabuara, por vjedhjet, zjarret, dhuna ishin të nevojshme për të treguar se popullsia me ngjyrë e Fergusonit dërgon një mesazh se ajo nuk lejon më të shtypet.

Trazirat në Ferguson janë në qendër të shumë komenteve në shtypin europian. "Neue Zürcher Zeitung" i kushtohet atyre: "Emërimi i një kreu policie me ngjyrë dhe me prejardhje nga Ferguson është një lëvizje e mençur për të qetësuar popullsinë e zemëruar afro-amerikane me shumicë. Por trazirat prapë kanë vazhduar. Fakti që guvernatori i Missourit vendosi ndalimqarkullimin dhe e shfuqizoi atë menjëherë, tregon për dezorientim. Tani do të vendosë qetësi garda kombëtare, por pamja e tankeve dhe policëve të armatosur duket se i ndez më shumë protestuesit për të bërë rezistencë."