1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fuqitë aleate do të vazhdojnë përgjimet me lejen e ligjit gjerman

Qeveria gjermane ia ka dalë të shfuqizojë marrëveshjen për aksione përgjimie me SHBA dhe Britaninë e Madhe të vitit 1968. Ekspertët thonë se fuqitë aleate do të vazhdojnë të përgjojnë, madje me lejen e ligjit gjerman.

Bildnummer: 59982415 Datum: 03.07.2013 Copyright: imago/Christian Ohde Kopfhörer mit USA-Fahne auf einem Tisch, Symbolfoto Abhörskandal Prism Symbolfoto Abhörskandal USA xcb x0x 2013 quer Abhörprogramm Abhörprogramme Computerprogramm Computerprogramme Datensammlung Kontrolle NSA Prism Spionage Spionageprogramm Spionageprogramme Spähprogramm Spähprogramme Symbolbild Symbolbilder Symbolfoto Symbolfotos ausspähen kontrollieren online spionieren von Späh-Skandal Spähaktion Spähaktionen Abhörskandal Abhörskandale Abhör-Skandal abhören Kopfhörer mithören Zahlencode binär binärer Binärcode USA-Fahne US-Fahne Fahne Flagge 59982415 Date 03 07 2013 Copyright Imago Christian Ohde Headphones with USA Flag on a Table Symbolic image Wiretapping scandal Prism Symbolic image Wiretapping scandal USA x0x 2013 horizontal Computer program Computer programs Data collection Control NSA Prism Espionage Symbol image Symbol Pictures Symbolic image Icon photos Spying control Online Spy from Scandal Wiretapping scandal Interception Scandal Interception Headphones Listening Numeric code binary binary Binary code USA Flag U.S. Flag Flag Flag

Symbolbild USA Prism NSA Abhörskandal

Pas zbulimeve të punonjësit të shërbimit sekret amerikan, NSA, Edëard Snoëden dhe debatit të ndezur në Gjermani për progamet e përgjimit të shërbimeve sekrete të huaja, ky vend nxjerr mësimet e para. Gjermania ka rënë në ujdi me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për  shfuqizimin e marrëveshjes së vitit 1968 për vëzhgimin e rrjetit të saj të telekomunikacionit nga fuqitë aleate të Luftës së II Botërore. PAs 45 vitesh shfuqizohet marrëveshja "në ujdi të plotë" ka bërë të ditur Ministria e Jashtme gjermane në Berlin.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Gjermania detyrohet të vinte në dispozicion për fuqitë fituese perëndimore të Luftës së II Botërore komunikimin e postës dhe telekomunikacionit në rast se kjo ishte e nevojshme për fuqitë fituese. Marreveshja i jepte mundësi fuqive aleate të përdornin dhe të kërkonin rezultatet e përgjimit të entit të Mbrojtjes Kushtetuese dhe Shërbimit Informativ Gjerman (BND). Franca nuk ka vendosur ende për shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje. Nga qarqet diplomatike në Paris thuhet se Franca po e shqyrton këtë mundësi, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Trupat amerikane kalojnë murin perëndimor të Hilterit përgjatë Atlantikut, i ngritur kundër fuqive aleate

Trupat amerikane kalojnë murin perëndimor të Hilterit përgjatë Atlantikut, i ngritur kundër fuqive aleate

Përgjimet do të vazhdojnë legalisht

Sipas ekspertëve megjithëse Gjermania e shfuqizon këtë marrëveshje, praktikisht nuk do të ndryshojë asgjë në realitet. Sipas dpa-së, e cila citon historianin nga Freiburgu, Josef Foschepooth, fuqitë aleate të dikushme mundet "që në bazë të të drejtave të të siguruara të pushtuesit nga Lufta e II Botërore  të përgjojnë në Gjermani."

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca edhe në të ardhmen kanë të dejtë të përgjojnë legalisht internetin dhe telefoninë në Gjermani, kjo në bazë të një marrëveshjeje të vitit 1959 - bazë e marëveshjes së 1968 dhe e shfuqizuar të premten (02.08) ishte një marrëveshje e 3. gushtit  1959, një ujdi shtesë për statutin e trupave të NATO-s. Kjo është ende në fuqi, dhe ka qenë baza e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA, mendon historiani. "Thjesht ne jemi si edhe më parë të detyruar që të vemë në dispozicion informacione dhe për të punuar ngushtë së bashku. Por edhe fuqitë aleate kanë lejen që të punojnë të pavarur në Gjermani për sigurimin e informacioneve."