1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fuqia atomike India - Ministri i jashtëm gjerman Stajnmajer në Nju Delhi

Ministri i jashtëm gjerman Stajnmajer u nis të mërkurën për një vizitë treditore në Indi. Në qendër të takimeve është roli i ardhshëm ndërkombëtar i Indisë.

default

Ministri i jashtëm gjerman Stajnmajer

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Stajnmajer është nisur të mërkurën (19.11) për një vizitë treditore në Indi. Në shumë takime ai pritet të diskutojë në radhë të parë për rolin e ardhshëm ndërkombëtar të Indisë, vend dikur në zhvillim.

India - gjigandi i ri

India është një vend i dallimeve të mëdha, konsiderohet si një nga vendet e Azisë, që po pësojnë bum ekonomik, si vend me zhvillim shumëpremtues dhe me standard të lartë teknologjik.

Indien Mond Rakete Raumfahrt

India ka program të vetin për në hënë

India ka psh një misison të vetin për në hënë, që kushton afro 60 milionë euro. Por kjo është vetëm njëra anë. Nga ana tjetër është varfëria e madhe. Më shumë se gjysma e 1,6 milliardë banorëve jeton me më pak se 2 dollarë në ditë. Bernhard Hoeper, drejtor rajonal i ndihmës botërore kundër urisë në Indi: "Edhe shtetet federale më të pasura, Panjar, Pariana, janë nën nivelin e shteteve afrikane, kur është fjala për sigurimin e ushqimit të popullatës. Por në fakt duket se ka dy Indi. Një herë India, që po ngrihet me ekonomi të mirë dhe tjetra India rurale, ku janë bërë pak ndryshime."

Ministri i jashtëm gjerman Stajnmajer do të shohë pak nga këto ndryshime gjatë vizitës së tij të parë në këtë vend. Në qendër të takimeve të tij në kryeqytetin Nju Delhi dhe në metropolin teknologjik në jug të Indisë Bangalore janë tema të tjera. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Jens Plëtner thotë: "Vemendje e posaçme do t´i kushtohet gjendjes aktuale në tregjet financiare si dhe rolit të vendeve në prag të industrializimit në stabilizimin e konjunkturës botërore dhe zgjidhjes së sfidave të tjera globale, si psh mbrojtja e klimës."

Gjendja në arenën ndërkombëtare do të jetë temë bisedimesh

Frankreich EU Indien Gipfel in Marseille Manmohan Singh

Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh

Stajnmajer, që shoqërohet nga një delegacion i madh ekonomik dhe kulturor, takon kryeministrin indian Singh dhe ministrin e jashtëm Mukarxhi (Mukherjee) si dhe përfaqësues të opozitës. Rol në bisedime do të ketë edhe gjendja në Afganistan dhe Pakistan dhe përreth tyre, si dhe programi atomik indian. India nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për mospërhapjen e armëve atomike, ndërton ilegalisht impiante atomike dhe refuzon deri tani kontrollet ndërkombëtare të impianteve të saj. Megjithatë India do të furnizohet tani me material atomik, kështu ka vendosur qeveria e presidentit amerikan Bush.

Kjo është në kundërshtim me deklaratat e Shtajnmajerit për t´u angazhuar për çarmatimin. Si anëtare e grupit të vendeve furnizuesve të IAEO (agjensisë ndërkombëtare për energjinë atomike) Gjermania ka patur mundësi ta ndalojë marrëveshjen. Shtajnmajer këtë nuk e bëri. Në parlament ai u mbrojt duke thenë se agjensia ndërkombëtare për energjinë atomike është dakord me marrëveshjen."Nqs IAEO ia arrin ta afrojë Indinë më pranë bashkëpunimit me kontrollin ndërkombëtar atomik, atëherë ky është një argument për mua, që e marr parasysh në vlerësimin tim."

Indien testet atomwaffenfähige Rakete mit Reichweite bis Peking

India kryen herë pas here prova bërthamore. Në një paradë në janar 2008 parakalon raketa e tipit Angni III me rreze të mesme veprimi

India nuk e lejon kontrollin e plotë të impianteve atomike

Pas kësaj qëndron shpresa, se India do të lejojë së paku pjesërisht kontrollin e impianteve të saj atomikë. "Jo komplet 100% të impianteve, por rreth dy të tretat e impianteve dhe unë jam i kënaqur, që është gjetur konsens."

Ky vlerësim në Berlin është shumë i diskutueshëm. Në debatin parlamentar në shtator politikani i të gjelbërve dhe kandidati kryesor për zgjedhjet e 2009 -ës, Jyrgen Trittin tha: "Mendoni një herë, se çfarë do të thoshte, sikur iranianët të thonin, okay, dy të tretat e arsenalit tonë nuklear i lëmë t´i kontrolloni, por te një një të tretat jo. Ky nuk është shtim i kontrollit të armatimit, kjo është humbje në kontrollin e armatimit dhe prandaj kjo është një goditje ndaj të gjithëve, që flasin për më shumë kontroll armatimi."

Stajnmajer megjithatë temën e mospërhapjes do ta ngrejë si pikë diskutimi.

  • Data 20.11.2008
  • Autor Dirk Müller
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FyGc
  • Data 20.11.2008
  • Autor Dirk Müller
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FyGc