1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Fundi i një karriere të shkëlqyer - Huber nuk do të jetë më pjesë e qeverisë bavareze

Ministri Huber mori pësipër përgjegjësinë politike për situatën e mjeruar të Bankës së landit të Bavarisë.

Ministri bavarez i Financave Ervin Huber deklaron dorëheqjen

Ministri bavarez i Financave Ervin Huber deklaron dorëheqjen

Temë qendrore në të përditshmet gjermane të së enjtes (23.08.) është dorëheqja e ministrit bavarez të financave Ervin Huber.

Fillimisht lidhur me këtë në 'Münchner Merkur' e cila botohet në Mynih lexojmë:


"Tani cunami botëror i financave përpiu edhe ministrin bavarez të financave për ta dërguar në fund të detit atje ku pushon e qetë kompetenca financiaro-politike e Unionit Kristianseocial. Ervin Huber dihet që nuk mund të jetë fajtori kryesor për katastrofën financiare në bankën bavareze por ai i dha një pamje shpërbërjes fizike dhe psiqike të Unionit Kristiansocial në krizën e bankave. Menaxhimi i tij kaotik i krizës, premtimet e dhëna pa u konsultuar më parë me askend dhe së fundi lutjet për miliarda euro drejtuar në adresë të qeverisë federale të cilat u panë si nënçmim për shumë bavarezë, bëjnë që një karrierë e shkëlqyer politike të ketë një fund të tillë të palavdishëm", lexojmë në 'Münchner Merkur'.


Një sqarim i shkurtër: Bayern LB është e para bankë e landeve që kërkoi të martën ndihmë prej 5,4 miliardë eurosh nga paketa prej 500 miliardë eurosh të miratuar nga qeveria gjermane për shpëtimin e sektorit financiar.

Shfletojmë tani gazetën 'Allgemeine Zeitung' nga e cila shkëpusim:

"Tani shihet se elektorati bavarez kishte të drejtë kur në zgjedhjet e 28 shtatorit u përkujdes që në të ardhmen, me shpresëtë fryej një erë e re në shtetin e lirë të Bavarisë. Nëse do të mungonin dëshmitë për atë se vetqeverisja nga Unioni Kristiansocial nuk i bën mirë vendit dhe se Bekshtajn (Beckstein) e Huber në pozitat e tyre ishin të mbingakruar atëherë tani kjo do të ishte dëshmia e duhur: Ministri i financave dhe kryetari i Unionit Kristiansocial (CSU) Ervin Huber ia kishte pak idenë e drejtimit të bankës BayernLB apo fshihte faktet me qëllim për të kursyer partinë e tij nga dëmet në zgjedhjet e ardhshme të landit. E para do të ishte një shpallje politike e falimentimit ndërkaq e fundit do të ishte kriminale", thuhet ndër të tjera në numrin e sotëm të gazetës 'Allgemeine Zeitung'.





  • Data 23.10.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ff1n
  • Data 23.10.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ff1n