1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fundi i një epoke - Izraeli kërkon pasardhës për Presidentin Peres

Parlamenti i Izraelit do të zgjedhë të martën një president të ri për vendin. Shimon Peres do të japë në fund të korrikut dorëheqjen, pas shtatë vjetësh në post. Fushata elektorale u karakterizua nga skandale.

Një epokë po merr fund në Izrael. 90-vjeçari Peres nuk kandidon më. Periudha në post e presidentit të dashur, jeta dhe vepra e të cilit janë të lidhura ngushtë me shtetin e Izraelit, vërtet që zyrtarisht merr fund në 27 korrik. Në tregun Mahane Yehuda në Jeruzalem ka filluar që tani që njerëzit t'i kapë nostalgjia. "Ai është burrë shteti dhe arrin t'i përfaqësojë të gjithë izraelitët", thotë Chen, një izraelite e re. "Gjatë karrierës së tij politike ai ka bërë disa gjëra, që nuk më pëlqejnë, por si president ai bëri punë të mirë".

Peresi konsiderohet si fytyra diplomatike e Izraelit në botë. Herë pas here ai ka marrë përsipër rolin e kryediplomatit, ka ndërmjetësuar dhe pajtuar. Para së gjithash në ato raste kur qeveria me orientim të djathtë nën Benjamin Netanjahun e zemëronte opinionin publik me plane për koloni të reja. Nuk do të jetë e thjeshtë të ecet në gjurmët e Peresit, thonë vëzhguesit.

Kandidatura presidenciale me probleme

Aq më tepër kur gara për postin e presidentit karakterizohet nga skandale dhe manovra politike, kritikojnë mediat izraelite. Gjashtë kandidatë u vunë në fillim në radhë. Në fundjavë, njëri nga kandidatët më me perspektivë të partisë socialdemokrate, Benjamin Ben - Eliezer u detyrua të japë dorëheqjen nga kandidatura e tij. Policia e mori të premten në pyetje Ben Eliezerit lidhur me financimin e apartamentit të tij luksoz. Ben Eliezeri, një peshë e rëndë politike në Izrael e quajti kohën e marrjes në pyetje "një atentat të qëllimshëm kundër kandidaturës së tij".

Pesë kandidatët e tjerë tani mund t'i ndajnë votat. Presidenti i vendit nuk zgjidhet nga populli, por nga parlamenti. Por në Kneset nuk janë të njohura të gjitha aleancat që mund të lidhen deri pak para zgjedhjeve - dhe votimi është i fshehtë.

Manovra politike

Nëse izraelitët do të ishin në gjendje të zgjidhnin direkt, atëherë rreth 30 përqind e tyre do të shihnin si pasardhës të Peresit, politikanin e Likudëve, Reuven Rivlin. Por edhe në rastin e kandidaturës së Rivlinit nuk eci gjithçka pa probleme. Netanjahu fillimisht nuk pranoi që t'i japë mbështetje bashkëudhëtarit të vjetër në partinë Likud. Dy politikanët thuhet se kanë një raport të vështirë. Vetëm kur nuk qe e mundur shtyrja e zgjedhjes në datën 10 qershor dhe kur Netanjahu nuk arriti të gjente një kandidat tjetër, ai tha se do ta mbështesë Rivlinin.

Rivlini është kandidat i së djathtës dhe është pjesë e gardës së vjetër të Likudit. Ndryshe nga Peresi, ai është kundër një shteti palestinez. 74-vjeçari konsiderohet nacionalist, ai e kundërshton zgjidhjen me dy shtete dhe mbështet ndërtimin e kolonive.

Në bazë të vlerësimeve të deritashme, Rivlini mund të arrijë raundin e dytë të zgjedhjeve, nëse nuk ndodh ndonjë surprizë dhe ai të arrijë të marrë shumicën absolute që në raundin e parë. Në duel ai mund të ndeshet me ish-presidenten e Parlamentit, Dalia Itzik. Për shkak të dorëheqjes së Ben-Elieserit, 61 vjeçarja mund të përfitojë nga votat e tij.