1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fundi i manovrave - arrestohet Karaxhiçi

Arrestimi i Karaxhiçit është përshëndetur në mbarë botën. Para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, ministri i jashtëm francez, Kushner, u shpreh se "kemi pritur 13 vjet për këtë."

default

Arrestimi i Karaxhiçit është përshëndetur në mbarë botën. Para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, ministri i jashtëm i Francës që mban presidencën e radhës në BE, Bernard Kushner, u shpreh se "kemi pritur 13 vjet për këtë".

"Asnjë autoritet në Serbi nuk e di ku ndodhet Karaxhiçi dhe Mlladiçi." Kjo u tha javën e shkuar nga ministri serb për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. Pak më vonë u arrestua në një periferi të Beogradit, personi më i kërkuar për krime lufte në Evropë, dhe sipas informatave të para në një autobuz normal urban. Të gjitha spekullimet se Karaxhiçi fshihej në Rusi dhe se pas një operacioni plastik ai nuk njihej më dolën si të pabaza. Me sa duket ato ishin pjesë e manovrës së luajtur nga qeveria e mëparshme serbe e drejtuar nga Vojislav Koshtunica.

Arrestimi tregoi gjithashtu se presioni i BE-së ndaj Serbisë ishte i drejtë. Presion ky që duhet mbajtur për sa kohë që gjenerali Ratko Mlladiç dhe komandanti i serbëve kroatë, Goran Haxhiç nuk janë kapur. Deri më tani nuk ishin të gjitha vendet e BE-së të një mendimi kur bëhej fjalë për të mos bërë asnjë kompromis për arrestimin e të gjithë akuzuarve dhe për ta kthyer atë në kusht kryesore për afrimin e Serbisë me BE-në. Vetëm Hollanda dhe Belgjika refuzuan nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë. Të shpresojmë që këto vende do të qëndrojnë konsekuente si më parë, në mënyrë që të kapen të gjithë kriminelët e luftës.

Megjithatë bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbështesë në mënyrë aktive qeverinë e re serbe. Arrestimi i papritur ishte një hap i rëndësishëm përpara. Megjithë lëvdatat nuk duhet harruar se deri në arritjen e qëllimi duhen bërë edhe dy hapa të tjerë. Sepse vetëm kështu mund të bëhet shqyrtimi i kapitullit të errët të historisë më të re serbe. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Serbinë. Në vendin fqinj Bosnje-Hercegovinë familjet e viktimave të dorasve të Karaxhiçit presin prej 13 vitesh drejtësi. Nënave të Srebrenicës arrestimi i Karaxhiçit nuk do t'u sjellë bijtë dhe burrat, por ju jep sigurinë se drejtësia fitoi pas një kohe të gjatë, dhe do t'i ndihmojë të durojnë peshën e dhimbjes. Në Ballkan prej vitesh kanë qarkulluar fjalë se ka patur një marrëveshje me Karaxhiçin, ku atij iu garantua liria si shpërblim për largimin nga politika. Me arrestimin e tij viktimave boshnjakë i rikthehet kështu besimi tek bashkësia ndërkombëtare, megjithëse ata e konsiderojnë këtë marrëveshje si të mundur.


Tanimë psikiatri me origjinë malazeze me pohimet e tij të pakëndshme mund t'u sjellë telashe të mëdha disa protagonistëve ndërkombëtarë të tragjedisë më të fundit në Ballkan. Kjo do të ndihmojë në zbardhjen e ballfaqimin me luftërat e Ballkanit, megjithëse jo të gjithë do ta presin mirë një proces të tillë.

  • Data 22.07.2008
  • Autor Benjamin Pargan / (DW Bosnisch)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EhTb
  • Data 22.07.2008
  • Autor Benjamin Pargan / (DW Bosnisch)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EhTb