1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fundi i dhunës në Lindjen e Mesme? - Hamasi ofron armëpushim

Pas ngjarjeve të fundit, të shoqëruara me sulme të dhunshme dhe të vrarë, grupet militante palestineze në Rripin e Gazës dhe Izraeli kanë rënë dokord për një armëpushim. Por a qetësohet situata në rajon?

Pamje nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Pamje nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Sulme terroriste, sulme ajrore dhe sulme me raketa. Më shumë se 30 të vdekur dhe një zhurmë e madhe diplomatike. Katër ditë zgjatën këto në Lindjen e Mesme deri sa më në fund një armëpushim i përkohshëm ndali dhunën. Sepse si qeveria izraelite ashtu dhe organizata palestineze Hamas deklaruan se ata nuk kanë aktualisht interes të një përshkallëzimi të dhunës. Eksperti për çështjet islamike, Reuven Paz, nga qendra e studimit në Herzliya tha se para së gjithash udhëheqja politike e Hamasit ka ndryshuar.

"Ka një proces që ne mezi e dallojmë. Ky është një proces në të cilën Hamasi pothuajse bëhet "garant". Kjo do të thotë që nga një organizatë revolucionare bëhet një qeveri me një milici, e cila është si një ushtri e vogël. Ata përshkojnë një rrugë që përpiqen për të fituar legjitimitet. E pikërisht si me Izraelin ashtu dhe me botën arabe. Por edhe me elementë jashtë botës arabe, veçanërisht me Amerikën. Ata kanë nën tryezë kontakte edhe me SHBA-në".

Luftëtarë palestinezë

Luftëtarë palestinezë

Izraeli ka nevojë për Kajron

Por ndryshimet brënda kryesisë së Hamasit ndoshta nuk janë arsyeja e vetme për këtë. Edhe qeveria izraelite duket për momentin e detyruar të marrë në konsideratë ndryshimet politike në rajon. Në rastin e një operacioni ushtarak në Rripin e Gazës - në krahasim me operacionet e mëparshme - kabineti i sigurisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu llogarit tani - ndryshe nga koha e Mubarakut - me një rezistencë të konsiderueshme të popullit egjiptian. Por Izraeli ka nevojë për qeverinë e përkohshme në Kajro dhe nuk dëshiron atë ta vë në rrezik, tha ish-ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ben Eliezer.

„Unë besoj që një delegacion nga ne në këtë moment është aty. Ne duhet të pajtohemi me egjiptianët. Ky nuk është i njëjti regjim, kjo është e qartë. Asnjë udhëheqës i lartë nuk qëndron aty më gjatë se disa ditë në zyrë. Çdo dy ditë aty do të ndërrohet një ministër dhe nuk di askush me kë ka ta bëjë. Por pavarësisht nga vështirësitë duhet të ndërmerret çdo përpjekje që marrëdhëniet me Egjiptin të mos ftohen".

Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit vendosur në qershor të 2008

Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit vendosur në qershor të 2008

Të gjithë në armëpushim

Por me dhënien fund të përshkallëzimit të dhunës ende nuk ka shtensionim të situatës. Izraeli e kërcënon në përgjithësi Hamasin për hakmarrje ushtarake lidhur me sulmet dhe predhat që lëshon me raketa nga Rripi i Gazës, gjë që mund të ndodhë përsëri në jug siç ndodhi ditë më parë. Edhe Komiteti i Rezistencës Popullore, të cilin ministri izraelit i Mbrojtjes Barak e bëri përgjegjës për sulmet e së enjtes së kaluar (18.08) do të përfshihet në një armëpushim të përkohshëm, tha zëdhënësi i këtij komiteti, Abu Attaia.

"Shkëmbimi i sulmeve mes nesh dhe trupave pushtuese nuk ka përfunduar ende. Pasi ata vranë udhëheqësit tanë dhe kanë plagosur në Gaza civilë, reagimi ynë do të vazhdojë më tej. Nuk ka qetësi me armikun. Vetëm pas shlyerjes së llogarive mes nesh dhe udhëheqjes së armikut sionist, mund të ndodhë që të ketë qetësi.

Në luftën kundër grupeve spice terroriste në rajon, aktorët politikë ndoshta mund të jenë të suksesshëm duke punuar së bashku - pra Izraeli, Egjipti dhe palestinezët, domethënë edhe Hamasi së bashku. Por kësaj nuk i hyjnë. Dhë në këtë mënyrë populli mbetët skeptik. Kryetari i qarkut në Negevin verior, izraeliti Chaim Yellin thotë se armëpushimi të kujton atë të njeriut qe përpiqet të lërë duhanin. 1.000 herë dëshironte ky ta linte atë.

Autor: Torsten Teichmann/Mimoza Kelmendi
Redaktor: Pandeli Pani