1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fund i pёrgjakshёm i dramёs sё pengjeve nё Francё

afp/dpa/rtr(vfb)9 Janar 2015

Me njё sulm tё dyfishtё forcat franceze tё sigurisё u dhanё fund dy dramave tё pengjeve nё zonёn e rrethinave tё Parisit. Tre pengmarrёsit dhe tё paktёn katёr pengje janё vrarё.

https://p.dw.com/p/1EIEk
Schießerei und Geiselnahme in Pariser Supermarkt 09.01.2014
Fotografi: D. Kitwood/Getty Images

Policёt e njёsive elitё kanё vrarё dy tё dyshuarit kryesor pёr atentatin ndaj revistёs satirike "Charlie Hebdo". Dy vёllezёrit, sipas tё dhёnave tё hetuesve, janё qёlluar gjatё aksionit nё njё zonё industriale nё Dammartin-en-Goële nё veri-lindje tё Parisit, ku ishin fshehur atentatorёt me njё person tё marrё peng. Thuajse nё tё njёjtёn kohё policia i dha fund edhe dramёs sё pengjeve nё njё supermerkat hebre nё lindje tё Parisit, ku mbaheshin peng pesё vetё. Gjatё kёtij aksioni gjetёn vdekjen pesё vetё.

Dy islamistёt e dyshuar Chérif dhe Said Kouachi nё mёngjes bashkё njё peng u fshehёn nё njё shtypshkronjё nё afёrsi tё aeroportit tё Parisit Charles de Gaulle. Njёsia elitё GIGN rrethoi godinёn. Rreth orёs 17.00 sipas tё dhёnave tё hetuesve pasoi ndёrhyrja. Personi qё mbahej peng ёshtё liruar pa u cёnuar. Njё polic i njёsisё GIGN ёshtё plagosur gjatё aksionit, kur tё dy vёllezёrit sulmuan nga shtypshkronja dhe hapёn zjarr ndaj policisё. Njkohёsisht policia ndёrhyri edhe nё seupermarektin herbre nё afёrsi tё Porte de Vincennes nё Paris, ku njё i dyshuar si bashkёpunёtor i dy vёllezёrve nё mesditё mori disa persona peng. Policia ndёrhyri nё supermarket, ndёrsa mё parё u dёgjuan shpёrthime. Disa pengje vrapuan jashtё dyqanit. Pesё vetё sipas tё dhёnave nga qarqe tё forcave tё sigurisё janё vrarё gjatё pengmarrjes dhe aksionit pёr fundin e saj. Katёr persona tё tjerё, sipas kёtyre tё dhёnave janё plagosur me rrezik pёr jetёn.

Pengmarrёsi sipas tё dhёnave tё hetuesve ёshtё islamisti Amedy Coulibaly, i cili tё enjten (08.01.2015) nё jug tё Parisit vrau njё police dhe ka pasur lidhje me njёrin prej atentatorёve tё dyshuar nё "Charlie Hebdo". Coulibaly dhe Chérif Kouachi ishin njohur para disa vitesh nё burg. Lidhur me tё shtёnat vdekrjeprurёse pёr policen nё Montrouge ёshtё nё kёrkim nga policia edhe 26 vjeҫarja Hayat Boumeddiene. Ajo ёshtё ose ka qenё bashkёshortja e Coulibalys.

Dy nga atentatorёt sipas tё dhёnave tё tyre kanё vepruar me porosi tё grupeve ekstremiste islamiste. Ai ёshtё porositur dhe financuar prej rrjetit terrorist Al-Kaida nё Jemen, i tha Chérif Kouachi televizionit francez BFMTV, qё kishte vendosur kontakt pёrmes telefonit me pengmarrёsit. Coulibaly i tha kёtij televizioni se bёn pjesё nё grupin xhihadist Shteti Islamik (IS)dhe se ka qenё nё akordim me atentatorёt e "Charlie Hebdo". Edhe ai qёllimisht kishte vendosur ta kryejё pengmarrjen nё njё supermarket hebre.

Attentäter des Anschlags auf Charlie Hebdo in Paris
Chérif dhe Said Kouachi, atentatorёt e "Charlie Hebdo"Fotografi: Getty Images

Vёllezёrit ishin islamistё tё njohur

Dy vёllezёrit qysh pas sulmit ndaj redaksisё sё "Charlie Hebdo", ku tё mёrkurёn (07.01.2015)gjetёn vdekjen 12 vetё, ndodheshin nё arrati. Tё premten nё rrugёn nacionale 2 ata patёn shkёmbim zjari me policinё, e cila vazhdonte ndjekjen intensive tё tyre. Mё pas dy personat e armatosur rёndё nё arrati u fshehёn me personin e marrё peng nё shtypshkronjё.

Qё tё dy kanё qenё tё njohur prej kohёsh nga autoritetet e sigurisё. Chérif Kouachi pёr shkak tё antarёsisё nё njё rrjet xhihadistёsh ka qenё njё herё i dёnuar me burg. Sipas tё dhёnave tё njё pёrfaqёsuesi tё SHBA-sё prej vitesh tё dy vёllezёrit bёnin pjesё nё listёn e terrorit tё SHBA-sё dhe nuk lejoheshin tё udhёtonin nё SHBA. Said Kouachi sipas kёtyre tё dhёnave nё vitin 2011 ёshtё stёrvitur nga rrjeti terrorist Al-Kaida nё Jemen. Sipas tё dhёnave nga qarqet lokale tё sigurisё 34 vjeҫari nё vitet 2009 deri nё 2013 ka qenё disa herё nё Jemen. Gjithashtu atje ai ka ndjekur Universitetin Iman tё drejtuar nga njё predikues radikal, i ka thёnё agjencisё sё lajmeve AFP njё bashkёstudent i tij.

Milicёt terroristё IS kёrcёnojnё me sulme tё mёtejshme

Sulmi ndaj "Charlie Hebdo" ka rritur shqetёsimin pёr rrezikun e atentateve tё tjera terroriste jo vetёm nё Francё. Shefi i Shёrbimit tё Brendshёm britanik MI5, Andrew Parker, paralajmёron se ekstremistёt planifikojnё nё masё „sulme kundёr Perёndimit". Kryeministri i Francёs Manuel Valls tha, se Franca ёshtё „nё luftё me terrorizmin", por „jo nё luftё me njё religjon".

Milicёt terroristё „Shteti Islamik" (IS)kёrcёnuan me njё fushatё tё gjerё terrori dhe me sulme tё tjera nё Europё dhe nё SHBA. "Ne kemi nisur me operacion nё Francё, pёr tё cilin marrim pёrgjegjёsinё", ka thёnё predikuesi i IS Abu Saad al-Ansari sipas tё dhёnave tё tё pranishmёve nё faljen e sё premtes nё njё xhami nё qytetin verior irakian Mosul. "Nesёr do tё jetё Britania e Madhe, SHBA e tё tjerё."

Ministri i Brendshёm Cazeneuve falenderon policinё

Ministri i Brendshёm i Francёs Bernard Cazeneuve pas fundit tё dramave tё pengmarrjes u bёri thirrje francezёve, qё tё jenё veҫanёrisht vigjilentё dhe tё bashkuar. Ai vet do tё pёrqendrohet tek detyra e tij, e kjo ёshtё tё kujdeset pёr sigurinё e francezёve dhe tё vendit, tha Cazeneuve nё Paris. Ai falenderoi forcat e policisё, qё kanё vepruar tё kontrolluara dhe me gjakftohtёsi.