1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fund i hapur - Pas tryezës së rrumbullakët për Ukrainën

Rreth 36 milionë ukrainas do të votojnë më 25 Maj për presidentin e ri. Kritikët mendojnë se në Lindje nuk do të ketë zgjedhje të lira, rruga drejt kutisë së votimit mund të bllokohet.

Kur më 25 Maj në Ukrainë do të votohet, politikanja gjermane e Partisë Socialdemokrate (SPD), Barbara Weiler do të jetë në terren. "Ne do të vëzhgojmë zonat zgjedhore, do të shohim se ç'ndodh gjatë zgjedhjeve, nëse bëhet reklamë e palejueshme për nje kandidat, apo nëse ka konflikte dhe përplasje", shprehet ajo në bisedë me Deutsche Wellen. Politikanja gjermane është vëzhguese zgjedhore e Parlamentit Europian dhe ajo përpiqet që së bashku me gjashtë deputetë të tjerë, të sigurojë që zgjedhjet zhvillohen në mënyrë korrekte, - po qe se këto zgjedhje zhvillohen.

Në foto, Barbara Weiler

Në foto, Barbara Weiler

Kjo pasi edhe gati një javë para zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, ende nuk është e sigurt, nëse mund t'u mundësohet votuesve rruga drejt kutive të votimit. Komisioni Zgjedhor në Kiev ankohet për probleme të shumta në Lindje. Për shkak të luftimeve mes trupave qeveritare dhe separatistëve prorusë të armatosur rëndë, në shumë zona zgjedhore ende nuk kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet. Në këto kushte nuk duket se ka gjasa që në Donjeck dhe Luhansk mund zë zhvillohen zgjedhjet. Pasoja: Pa një ndërhyrje të vendosur të forcave të sigurisë, gati dy milionë votues nuk mund të votojnë të lirë.

Vëzhguesve u vendosen kufizime

"Kam frikë se do të jetë kështu", shprehet vëzhguesja gjermane, Weiler. "Nëse nuk ndryshon diçka me themel javën e ardhshme në Lindje të Ukrainës, atëherë nuk mund të garantojmë se zgjedhjet zhvillohen në mënyrë demokratike në të gjithë vendin." Probleme në fushatë duken edhe gjatë punës së saj. Vëzhguesve të Parlamentit Europian i janë vënë kufizime. Ministria e Jashtme gjermane i ka ndaluar dhëtimet në Lindje të vendit. Anullim i është bërë edhe vizitës në Odesan jugore, e cila u vu në qendër të raportimit pas përleshjeve në rrugë dhe një zjarri masiv me 48 të vdekur. "Mendoj se OSBE do të vizitojë Lindjen, po qe se kjo nuk është më e siguruar, atëherë e shoh me shumë pesimizëm situatën", mendon Weiler.

Tryezë pa rezultate

Edhe në planin diplomatik nuk janë arritur rezultate. Tryeza e dytë e rrumbullakët për Ukrainën nuk arriti ndonjë sukses të madh. Kryetari i qeverisë ukrainase, Arseni Jazenjuk, diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, dy ish-presidentë ukrainas dhe përfaqësues nga Lindja kërkuan në fundjavë (17.05.) në Çarkov mundësitë e një zgjidhjeje të konfliktit.

Ish-presidenti ukrainas, Leonid Kravtshuk u shpreh se këtë herë tryeza ishte zgjeruar, pasi ishin ftuar edhe edhe përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues nga rajonet me shumicë ruse. Jazenjuk bëri fjalë për një mbrojtje të posaçme të gjuhës ruse dhe për "decentralizimin e pushtetit".

Tryeza e dytë e rrumbullakët për Ukrainën nuk arriti ndonjë sukses të madh

Tryeza e dytë e rrumbullakët për Ukrainën nuk arriti ndonjë sukses të madh

Për Gabriele Baumann, përfaqësuesja e fondacionit Konrad Adenauer në Kiev, bisedimet janë rruga e duhur. "Tani nuk kemi rezultate që do të na çojnë përpara, thotë Baumann. Por kemi fillimin e një dialogu apo vazhdimin e një dialogu mes forcave të ndryshme dhe kërkesave të ndryshme politike.

Votimet të vlefshme edhe me pjesëmarrje të ulët rajonale

Megjithë pesimizmin në shumë rajone në Kiev atmosfera nuk është shumë pesimiste. "Parimisht në Kiev mendohet se zgjedhjet do të zhvillohen", thotë Baumann. Shumica e ukrainasve duan të votojnë. Anketimet më të fundit kanë treguar se rreth 80% e popullsisë dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje. "Drejtuesja e fondacionit Adenauar në Kiev, Baumann thotë se "është shumë e rëndësishme për këtë vend që të zhvillohen zgjedhjet, me qëllim që të vendoset për kreun legjitim të shtetit". Edhe nëse miliona ukrainas në Lindje do të pengohen të votojnë, kjo nuk do të thotë fundin e procedurës. Ligjet e reja mundësojnë legjitimitetin e zgjdhjeve edhe nëse disa rajone pjesëmarrja nuk do të jetë e lartë.