1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fund i diktatit të kursimeve në Europë?

Der Spiegel/Die Welt/Lindita Arapi23 Prill 2013

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso kërkon zbutjen e kursit të ashpër të kursimeve. Kjo politikë ka humbur tashmë përkrahjen politike dhe sociale në Europë.

https://p.dw.com/p/18LFo
Fotografi: Frederick Florin/AFP/Getty Images

Deklarata të papritura të Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Në një fjalim të hënën në Bruksel, Barroso u shpreh se doktrina e kursimeve ka mbërritur tashmë në limitet e saj. Parimisht ajo është e drejtë dhe duhet të vazhdojë, ka thënë Barroso, por ai konstaton se kjo politikë nuk gëzon më përkrahjen e nevojshme politike dhe sociale për të qenë e suksesshme. Me këto deklarata Barroso renditet në një radhë me një sërë politikanësh dhe ekonomistësh europianë, që kërkojnë fundin e kësaj politike strikte.

Kursimet nuk sollën rezultatet e pritura

Mediat gjermane, "Die Welt" dhe "Der Spiegel", konstatojnë se sfondi i këtyre deklaratave janë të dhënat e fundit të publikuara të hënën nga autoriteti europian i statistikave, Eurostat . Sipas tyre 27 vendet e Bashkimit Europian në vitin 2012 kanë arritur një shumë borxhesh prej 576 miliardë eurosh. Programet e kursimeve nuk kanë ndryshuar aspak trendin e thellimit të borxheve. Përkundrazi shkurtimet kanë shtuar prolemet buxhetore, sepse ato kanë penguar rritjen ekonomike. Barroso kërkoi që vendeve jugore në krizë t'u jepet më shumë kohë për të ulur deficitin publik nën kufirin e lejuar 3%. "Mund të bisedojmë për këtë, se sa shpejt duhet të ndodhë kjo", citojnë mediat gjermane Barroson. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte rekomanduar javën e shkuar që të zbutet kursi i kursimeve.

Barroso kërkon fundin e politikës strikte.
Barroso kërkon fundin e politikës strikte.Fotografi: Frederick Florin/AFP/Getty Images

Kursimet humbasin përkrahjen tek popullata

Në vendet jugore të Europës aktualisht nuk ekziston më mirëkuptim për kursime të mëtejshme. Prandaj ministri i Financave të Spanjës, Luis de Guindos, deklaroi në fudjavë se projektbuxhetet, që do të prezantohen këtë javë në Spanjë e vënë theksin më shumë tek rritja ekonomike dhe më pak tek kursimet. "Ajo, që do të paraqesim, është një ekuilibër më i mirë mes uljes së deficitit buxhetor dhe rritjes ekonomike". Fuqia ekonomike në eurozonë në tërësi në fund të vitit 2012 është ulur për pesë tremujorë radhazi. Kursimet e ashpra kanë bërë që si konsumatorët ashtu edhe firmat të reduktojnë sa më shumë shpenzimet, duke e çuar kështu papunësinë në vlera rekord, 12,0% në eurozonë.

Ministri spanjolli i Financave, Luis De Guindos Jurado, do ta verë theksin te rritja ekonomike.
Ministri spanjolli i Financave, Luis De Guindos Jurado, ta verë theksin te rritja ekonomike.Fotografi: Peter Muhly/AFP/Getty Images

Për këtë arsye, presidenti i Komisionit Europian hapi perspektivat, që me vende të veçanta të arrihen marrëveshje për ndryshimin e shpejtësisë, me të cilën do të arrihen stabiliteti buxhetor."Komisioni Europian ka propozuar, por këtë do ta vendosë eurogrupi dhe ecofin, që të zgjerojë hapësirën kohore, brenda së cilës do të duhet të reduktohet deficitet buxhetore", është shprehur Barroso. "Duhet të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për secilin vend. Nuk mund të ndjekim një program, që parasheh një masë konfeksioni njësoj për të gjithë."