1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fukushima: radioaktivitet nën kontroll?

Para pesë vjetësh në Fukushima nisi një ndër katastrofat më të mëdha atomike. Në tre reaktorë pati shkrirje të bërthamës dhe në katër reaktorë shpërtheu hidrogjen - shumë radioaktivitet u çlirua. Si është gjendja sot?

Një katastrofë të tillë në Japoni shumë as që mund ta imagjinonin. "Para katastrofës unë besoja, se në Japoni nuk mund të ndodhte një aksident kaq i rëndë, sepse teknologjia jonë është mjaft e përparuar", thotë ish-kryeministri japonez Naoto Kan për DW. "Të tilla dëme kolosale normalisht shfaqen pas një dështimi asgjësues në luftë."

Por për fije katastrofa atomike do të kishte qenë edhe më e madhe. Krahas shkrirjes së bërthamës së reaktorëve nga një deri në tre dhe shpërthimit të hidrogjenit në reaktorët një deri në katër, kërcënonte edhe një emision më i madh radioaktiv në reaktorin katër.

Vaskat e ujit për shufrat djegëse ndodhen në katet e sipërme të reaktorëve. Nga shpërthimi i hidrogjenit dhe tërmeti stabiliteti i vaskave u dëmtua. Në reaktorin katër  ndodheshin gjithashtu për ftohje edhe shufrat djegëse aktive jashtëzakonisht të nxehta. Nëse vaska që ndodhej në lartësi do të kishte rënë dhe shufrat djegëse do të merrnin flakë për shkak të mungesës së ftohjes, kontaminimi radioaktiv do të kishte qenë dhjetë herë më i lartë.

Qeveria japoneze mendonte të evakuonte gjithçka ndodhej në rrezen 250 km. Kjo saktësisht nënkupton të gjithë hapësirën përreth Tokios. Ndodhesha në prag të vendimit, thotë Kan, për të evakuuar 50 milionë njerëz.

Emision radioaktiv sa i 580 bombave atomike

Kontaminimi radioaktiv në rrethina dhe në mbarë botën prej katastrofës atomike ishte i konsiderueshëm. Sipas matjeve të Christian Küppers, drejtues në sektorin për mbrojtjen nga rrezatimi në Institutin Öko, në Fukushima nga aksidenti është çliruar rreth 580 herë cesium-137 radioaktiv se sa prej hedhjes së bombës  atomike në Hiroshima. Një pjesë e madhe e lëndës së ndashme cesium-137 doli në atmosferë, një pjesë tjetër u derdh direkt në det.

Cesium-137 ka një periudhë përgjysmimi prej 30 vjetësh dhe si kripë është e tretshme mirë në ujë. Përmes zinxhirit të ushqimit ai depërton në muskuj. Sipas të dhënave të Küppers ngarkesa shtesë radioaktive në oqeanet e botës në vitin 2015 prej Fukushimës ishte pesë përqind.

Kontaminimi më i madh radioaktiv megjithatë ka të bëjë me provat atomike në sipërfaqen e Tokës gjatë shekullit të kaluar; ai ka një vlerë prej 86 përqind. Tre përqind plus të cesium-137 në oqeanet e botës, sipas përllogaritjeve të Küppers, kanë të bëjnë me katastrofën e Çernobilit dhe gjashtë përqind të tjera me mbetjet radioaktive nga impiantet e përgatitjes së lëndëve me djegie bërthamore.

Japan Okuma Fukushima Luftaufnahme Anlage

Kompleksi i centralit atomik Fukushima

Mungojnë njohuritë për shmangien e katastrofave atomike

Sipas të dhënave të Koncernit Energjetik Tepco gjendja në territorin e centralit bërthamor është „stabilizuar“. Punimet për nxjerrjen e tij jashtë funksionimit „janë përballuar me rreth dhjetë përqind“, thotë menaheri i Tepco-s Akira Ono. Nxjerrja përfundimisht nga funksionimi, sipas vlerësimit të Ono do të zgjasë deri në 30 – 40 vjet. Të tjerë ekspertë llogarisin edhe më shumë dekada. „Pasojat do të vazhdojnë edhe për shekuj“, mendon Heinz Smital, fizikant në Greenpeace.

Një ndër problemet e mëdha janë lëndët djegëse bërthamore të shkrira dhe depozitat me presion të reaktorëve tashmë të shkatërruara në reaktorët një deri në tre. Kjo për arsyen, se kontrolli në vend nga njeriu është i pamundur për shkak të rrezatimit ekstremisht të lartë. Ndërsa deri më tani përdorimi i robotëve nuk ka pasur sukses. „Deri tani nuk e dimë, se çfarë ka ndodhur atje vërtetë dhe si është e mundur të realizohet heqja e pejsëve përkatëse“, shpjegon Smital. "Për heqjen e lëndëve të shkrira djegëse në reaktor deri tani nuk ka zgjidhje. Ka mungesë mbarëbotëroe njohurishë, se si duhet vepruar me një katastrofë të tillë."

A janë nxjerrë mësime nga katastrofa atomike?

Një tërmet i ri i fuqishëm dhe një cunami përbëjnë rrezik për centralin energjetik të Fukushimës, thotë Ono. Për mbrojtjen nga aksidentet në reaktorët ende funksionues në Japoni, me të cilat Tepco sërish do të prodhojë energji, janë zbatuar masa të ndryshme sigurie dhe janë nxjerrë mësime prej havarisë atomike, thekson Tepco për DW.

Ish-kryeministri Kan ka një mendim tjetër: "Aksidenti e ka ndryshuar rrënjësisht perspektivën time. Unë e konsideroj energjinë bërthamore si formën më të rrezikshme të përftimit të energjisë dhe rreziku është shumë i madh, që kjo teknikë të vazhdojë të përdoret."

Ekspertët kritikë të energjisë atomike paralajëmrojnë, që një aksident madje mund të ketë pasoja dhjetë ose 100 herë më të mëdha se në Fukushima. "Rreziku më i madh vjen prej reaktorëve atomikë në përdorim. E kështu si veprojnë koncernet atomike dhe mbikqyrësit e proceseve atomike edhe në Europë kërcënon ndonjë aksident i rëndë“, thekson Smital. "Të gjithë reaktorët, që vazhdojnë të jenë në funksionim, janë rrezik potencial dhe duhen nxjerrë jashtë përdorimit, përpara se të ndodhë ndonjë havari e rëndë."