1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fuere: Zgjedhjet e ardhshme test për Maqedoninë

Bashkimi Evropian vazhdon të inkurajozjë Maqedoninë dhe Greqinë që të mbeten të përkushtuara në procesin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Erwan Fuere dhe Gabriela Konevska Trajkovska

Erwan Fuere dhe Gabriela Konevska Trajkovska

Proceset e bisedimeve dhe ai në Gjykatën ndërkombëtare në Hag janë dy procese të ndara, që i takojne procedurave të ndryshme. Kështu vlerëson ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere. ”Ne inkurajojmë të dyja palët që të jenë të përqëndruara në procesin e bisedimeve nën patronazhin e OKB-së. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë për zgjidhjen e këtij kontesti,”thotë Fuere.

Sa i përket marrjes së datës për fillimin e negociatave për antarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, sipas Fueresë, kjo gjithnjë do të varet nga plotësimi i kushteve të Maqedonisë. Kur ajo të jetë e gatshme, Komisioni Evropian do të caktojë datën. Fuere edhe njëherë ka rikujtuar autoritetet politike në Maqedoni se test për pjekurinë politike të Shkupit do të jetë mbajtja e zgjidhjeve korrekte dhe demokratike gjatë vitit të ardhshëm. Zgjidhjet presidenciale dhe lokale janë të një rëndësie të veçantë për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë. ”Zgjedhjet e pranverës do të jenë një test i rëndësishëm sepse në to do të shihet se sa kapacitet ka shteti për të mbajtur zgjedhje të lira. Me rëndësi është që qeveria, institucionet shtetërore dhe të gjitha subjektet politike të bëjnë të gjitha përpjekjet që të realizojnë së bashku zgjedhje të mira në një klimë pa frikësime, pa problemet që dolën qershorin e këtij viti”, ka deklaruar euroambasadori Ervan Fuere.

Gjithnjë sipas tij, institucionet e vendit duhet të kultivojnë dialogun politik si një rrugë të sigurtë për krijimin e një klime më të relaksuar në të cilën do të garojnë subjektet politike. Edhe kryetarët e dy partive më të mëdha politike të shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaqi janë shprehur për seriozitetin dhe rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni. Për Ali Ahmetin, rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale duhet të jenë të pranueshme jo vetëm për spektrin politik në vend por edhe për komunitetin ndërkombëtar. Ndërkaq, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkon që incidentet dhe problemet në fushatat zgjedhore dhe në vet ditën e votimit të jenë pjesë e një historie të kaluar të politikbërjes në Maqedoni.

►◄

  • Data 24.11.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G19x
  • Data 24.11.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G19x