1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fuele: Nuk do të ndërhyj në krizën e Shqipërisë

Takimi i dytë i këshillit BE-Shqipëri në Bruksel u zhvillua nën hijen e krizës aktuale në vend. Prandaj edhe mesazhi i ministrit spanjoll për Bashkimin Evropian, Diego Lopez Garrido, ishte thirrja për dialog.

EU Logo me harte dhe flamur te BE

"Bashkimi Evropian u bën thirrje partive në Shqipëri të hyjnë në një dialog konstruktiv brenda parlamentit", tha Garrido në emër të kryesisë spanjolle të Bashkimit Evropian. "BE-ja thekson gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të aktivitetit parlamentar duke përfshirë si mazhorancën qeveritare ashtu edhe opozitën", shtoi ai më tej gjatë konferencës për media zhvilluar pas takimit të tij me ministrin e jashtëm, Ilir Meta dhe komisionierin për zgjerimin, Stefan Fuele.

Ky i fundit shprehu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale në Shqipëri, e cila është rënduar nga greva. "Kjo nuk është aspak ajo që presim ne nga një vend që ka marrëdhënie kaq të përparuara me Bashkimin Evropian", tha Fuele, por paralajmëroi se komisioni nuk do të ndërhyjë në këtë çështje.

"Unë nuk do të luaj rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces. Ka ardhur koha që sistemi politik në Shqipëri të tregojë pjekuri. Të gjitha instrumentet e nevojshme ekzistojnë," - tha Fuele duke e quajtur më tej një "fenomen të çuditshëm" faktin që njerëzit mbas grevës së urisë përfundojnë në spital.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta premtoi se qeveria e tij: "Do të vazhdojë në mënyrë permanente së demonstruari një vullnet të fortë për të kooperuar me opozitën për transparencën e zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar, çka ishin konsideruar të lira dhe të drejta", tha ai.

Të tre politikanët u shprehën optimistë se së shpejti edhe Shqipëria do të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 11.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NLYM
  • Data 11.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NLYM