1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fuçi baruti - Lufta rrezikon të prekë fqinjët e Sirisë

Konflikti sirian po rrezikon të shpërthejë në të gjithë rajonin. Të shtunën ka pasur luftime në kufirin me Jordaninë. Ndërkohë ministrja e Jashtme amerikane Clinton takon përfaqësues të aktivistëve sirianë.

Hillary Clinton

Hillary Clinton

Po rritet shqetësimi se konflikti sirian mund të përhapet në vendet e tjera fqinje me Sirinë. Të shtunën ushtarët sirianë kanë qëlluar ndaj refugjatëve në kufirin me Jordaninë. Ushtarët jordanezë janë kundërpërgjigjur. Duke u gdhirë e shtuna janë shkëmbyer luftime të ashpra mes palës jordaneze dhe ushtarëve sirianë. Këta të fundit vazhduan të qëllonin refugjatët sirianë edhe pasi ata kishin mbërritur në tokën jordaneze. Njoftimet u konfirmuan nga qarqet e sigurisë në Jordani. Luftimet në këtë rajon nuk janë të pakta, por zjarri i shkëmbyer për 30 minuta në fshatin Ak Shadshirah ka qenë më i rëndi, thanë qarqet e sigurisë në Aman. Aktivistët sirianë në Aman u shprehën se forca me të cilën u goditën refugjatët ka të bëjë me praninë në radhët e 500 sirianëve të oficerëve të rangut të lartë të ushtrisë siriane. Më parë oficerët kishin dezertuar nga radhët e forcave qeveritare.

Clinton në Stamboll

Ndërkohë ka njoftime se edhe Turqia me sa duket po bëhet gati për të krijuar me mjete ushtarake një korridor mbrojtjeje në territorin sirian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës që paraqiten mjaftë të shqetësuara për gjendjen në Siri dhe reagimin e Turqisë po ndërmarrin hapa diplomatikë. Pas deklaratës së ministres së Jashtme amerikane, Hillary Clinton se bota duhet të përgatitet për gjendjen në Siri, pas epokës së Asadit, ministrja e Jashtme amerikane udhëtoi vetë të shtunën në Stamboll.

Lufta civile në Alepo

Lufta civile në Alepo

Si Ankaraja ashtu edhe Uashingtoni angazhohen për dhënien fund të regjimit të Asadit dhe mbështesin lëvizjen e kryengritësve. Në takimin me ministrin e Jashtëm, Ahmet Davutoglou dhe kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, është biseduar sidomos për masat që duhen marrë për përshpejtimin e rrëzimit të regjimit të Damaskut. Clinton takohet edhe me përfaqësues të opozitës siriane dhe refugjatëve sirianë për të marrë përshtypjet e drejtpërdrejta të grave, studenteve, blogerave, njoftoi ministria e Jashtme amerikane.

Lufta në Siri po rrit numrin e refugjatëve në vendet fqinje të Sirisë. Më shumë se 50.000 sirianë gjenden aktualisht në Siri. Amerika ka gati për livrim një ndihmë prej 5,5 milionë dollarësh për refugjatët sirianë. Në metropolin sirian, Alepo dhe në kryeqytetin Damask luftimet e ashpra vazhdojnë. Një zëdhënës i Ushrisë Sirianë të Lirisë është shprehur të Shtunën se forcat kryengritëse kanë arritur të marrin një pikë të rëndësishme strategjike në lagjen Salahedin.- "Luftimet janë të ashpra." Disa lagje të Alepos janë nën breshërinë e vazhdueshme të ushtrisë qeveritare siriane. Ndërsa në Damask luftimet zhvillohen sidomos në lagjen Tamadun. Edhe në Kabun janë dëgjuar të shtëna.