1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ftohje e re marrëdhëniesh mes SHBA dhe Pakistanit

Shërbimi i fshehtë pakistanez bën në Afganistan luftë indirekte kundër ShBA, thotë admirali amerikan, Mike Mullen. Me shprehjet e Mullenit tani mosbesimi tani arrin një kualitet të ri.

Marrëdhëniet mes Pakistanit e SHBA janë tensionuar

Marrëdhëniet mes Pakistanit e SHBA janë tensionuar

Roli i Pakistanit në luftën kundër terrorit rrallë herë ka qenë i qartë. Shpesh partner strategjik i Shteteve të Bashkuara ai akuzohej se mbështet terrorizmin në Afganistan - por kurrë zyrtarisht. Por tani shefi i përgjithshëm i shtabit amerikan, Mike Mullen, e ka akuzuar shërbimin sekret pakistanez, ISI, se përmes grupit Haqqani zhvillon një luftë indirekte kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tyre në Afganistan.

„Shërbimi i fshehtë pakistanez duhet të zgjidhë lidhjet e tij të ngushta me grupin Haqqani dhe të heqë dorë nga lufta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes këtij grupi. Përndryshe nuk mund të arrijmë sukses në procesin e përgjithshëm."

I ashtuquajturi rrjeti Haqqani është një organizatë terroriste-islamike, e afërt me al-Kaidën. Shtetet e Bashkuara bëjnë përgjegjës për një numër të madh të sulmeve në Afganistan grupin Haqqani, qëndra e të cilit ndodhet në zonat fisnore të Pakistanit Perëndimor, në Veziristan e Veriut. Midis të tjerash për sulmin kundër një lagjeje diplomatike në Kabul një javë më parë. Deklaratat e bëra nga Mullen tregojnë se sa janë ftohur tani marrëdhëniet midis Pakistanit dhe SHBA, thotë Rahimullah Yusufzai, gazetar pakistanez.

"Zyrtarët amerikanë tani thonë haptazi se Pakistani mbështet grupin Haqqani në favorin e tij dhe se ata po ndihmojnë talibanët dhe grupet kryengritëse në Afganistan. Unë mendoj se marrëdhëniet, të cilat më parë nuk kanë qenë të mira, në të ardhmen do të përkeqësohen edhe më tej.“

Pakistani është i varur nga SHBA

Pakistani është megjithatë i varur nga mbështetja e SHBA-ve, thotë me tej Yusufzai. Ushtria pakistaneze merr miliarda në ndihma nga Shtetet e Bashkuara. Vetëm kohët e fundit kjo mbështetje është lidhur me kushte të reja. Për të marrë më shumë para, Pakistani duhet të veprojë me vendosmëri kundër grupit Haqqani, vendosi një komitet i senatit amerikan. Tallat Masud, analist pakistanez për çështjet e mbrojtjes, e konsideron këtë hap një pretekst për të mbuluar disa dështime në Afganistan. SHBA-të janë duke kërkuar një justifikim, thotë ai.

Protesta antiamerikane të pakistanezëve në Multan, 23.09.11

Protesta antiamerikane të pakistanezëve në Multan, 23.09.11

"Ne duhet të kujtojmë se amerikanët nuk kanë pasur deri tani sukses të madh, sidomos në muajt e fundit. Sulmi disa ditë në lagjen diplomatike  në Afganistan ishte i turpshëm për ta, prandaj ata duan ta lëshojnë fajin diku."

Pakistani vazhdon ta sholë veten si partner në luftën kundër terrorit, thotë Tallat Masud. Megjithatë pakistanezët ndihen se nuk vlerësohen për përpjekjet e tyre. Sulmet në zonat kufitare të Pakistanit me Afganistanin hasin në një kundërshtim të madh në popullatë. Edhe me operacion ushtarak kundër udhëheqësit të Al-Kaidës Bin Laden në maj, Pakistani reagoi me alergji. Në qoftë se SHBA veprojnë tani përsëri të pavarur në Pakistan, mund të ketë pasoja të rënda, thotë Rahimullah Yusufzai.

„Në qoftë se amerikanët me të vërtetë zhvillojnë operacione ushtarake kundër rrjetit Haqqani në territoret fisnore pakistaneze, atëherë Pakistani nuk mund të bëjë asgjë kundër kësaj. Por në qoftë se ata mendojnë që të pushtojnë Vaziristanin e Veriut, atëherë mund të provokonin një luftë."

Në pjesë të tëra të popullsisë në Pakistan sundon një qëndrim antiamerikan. Popullsia e ndjen veten nën presion nga fajësimet e SHBA, tha ministrja e Jashtme pakistaneze Hina Rabbani Khar në një intervistë televizive (më 23 shtator 2011). Ajo paralajmëroi SHBA, se mund ta humbasin Pakistanin si aleat, në qoftë se do të vazhdojnë fajësime të tjera. Dhe ajo bëri të qartë: "Në qoftë se SHBA duan të vazhdojnë të luftojnë terrorizmin, ata nuk mund ta përballojnë duke u armiqësuar me Pakistanin dhe njerëzit e tij."

Autor: Waslat Hasrat-Nazimi/Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi 

 

  • Data 23.09.2011
  • Autor Angelina Verbica
  • Fjalët kyç pakistan shba
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12fXY
  • Data 23.09.2011
  • Autor Angelina Verbica
  • Fjalët kyç pakistan shba
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12fXY