1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fshihet pas sulmeve të Xhakartës organizata terroriste Jemaah Islamiyah?

Prej një sulmi terrorist ndaj dy hoteleve në kryeqytetin e Indonezisë gjetën vdekjen 9 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë. Përgjegjëse për atentatin mendohet të jetë organizata terroriste Jemah Islamijah.

default

Policë duke inspektuar dëmin në hotelin J.W. Marriott pas shpërthimit të njërës bombë.

"Jemah Islamijah" (Bashkësia Islame) – tingëllon si një emër pas të cilit nuk fshihet asgjë e keqe. Por ky është emri i një organizate radikale dhe terroriste islamike, e cila është aktive kryesisht në Azinë Juglindore, e sidomos në Indonezi, vendin me popullsinë më të madhe myslimane në Botë. Kjo organizatë mori përsipër sulmin terrorist në ishullin Bali në tetor 2002, gjatë të cilit gjetën vdekjen 202 vetë, ndër ta 88 australianë dhe pesë gjermanë.

Sipas të dhënave të saj Jemah Islamijah dhe rreth 4.000 anëtarët e saj luftojnë për drejtësi sociale. Expertët në fushën e terrorizmit mendojnë se kjo organizatë mund të ketë lidhje me rrjetin terrorist të Al-Qaida-s. Në periudhën 2002 2005 në Indonezi ka pasur një sërë atentatesh, për të cilat u bë përgjegjëse Jemah Islamijah. Edhe në vitin 2003 përpara hotelit Marriott në Xhakartë shpërtheu një autobombë, dhe gjetën vdekjen 12 vetë.

Indonesien Islamistenführer Abu Bakar Bashi aus Haft entlassen

Kleriku mysliman Abu Bakar i rrethuar nga përkrahës duke dalë nga burgu Cipinang i Xhakartës në vitin 2006.

Kreu ideologjik i këtij grupi terrorist mendohet se është indoneziani Abu Bakar Bashir, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në mërgim në Malajzi. 71-vjeçari thotë se s'ka asnjë lloj lidhjeje me Jemah Islamijah dhe është kthyer në vitin 1999 në Indonezi. Tre vjet pas sulmeve në Bali ai u akuzua për planifkimin e atentatit dhe u dënua për këtë, por jo në lidhje me atenatin e vitit 2003 përpara hotelit Marriott në Xhakartë, nga një gjykatë indoneziane me 30 muaj heqje lirie.

Bashir vazhdon të thotë se nuk ka mbështetur asnjë lloj vepre terroriste, por vazhdon të mbrojë konceptin islamik të harbit sipas së cilit vrasja e jo-myslimanëve është e lejuar. Veç kësaj ai e ka shprehur publikisht me forcë simpatinë e tij për Osama Bin Ladenin.


Sipas mendimit te ekspertit për terrorizimin Rohan Gunaratna sulmi i dyfishtë terrorist ndaj dy hoteleve në Xhakartë duhet të jenë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e atenatorëve të Balit në nëntor të vitit të kaluar. Sipas tij organizata Jemah Islamijah është i vetmi grup, i cili është i aftë për sulme të tilla.

  • Data 17.07.2009
  • Autor Gui, Hao
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IrUn
  • Data 17.07.2009
  • Autor Gui, Hao
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IrUn