1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fshati po zhduket - Gjirokastra, rajon transformimi

Aida Cama7 Dhjetor 2008

Christoph Baumann, ka punuar disa vjet me Shqipërinë dhe në Shqipëri, ku ka ndjekur pyetjen pse ka mbetur Shqipëria postsocialiste e varfër megjithë pasuritë natyrore që ka.

https://p.dw.com/p/GB2T
Berat
BeratFotografi: DW/ Cama

Transformimi në Shqipëri filloi me transformimin e sistemit ekzistues komunist në demokraci dhe ekonomi tregu, me shpërbërjen e industrisë dhe bujqësisë dhe u shoqërua me humbje të mëdha të vendeve të punës, emigracion dhe migracion të brendshëm. Shpërbërja e sistemit që funksionte me mekanizmat staliniste pati ndikim negativ në transformimin e vendit, me struktura në rritje të kriminalitetit të organizuar dhe dalje nga litargjia në trazirat e 1997-ës, ngjarje që u morrën njerëzve shpresën për përmirësim. Sot transformimit të ekonomisë i mungon dinamika. Shkatërrimet kërkojnë një fillim të ri. Zonat rurale janë lënë pas dore. Kështu mendon Baumann, dhe për të vërtetuar teoritë e tij ai ka bërë një studim gjeografiko - kulturor të një rajoni. Baumann ka marrë rajonin e Gjirokastrës për të studiuar "transformimet". Pse Gjirokastrën?

Wasserversorgung Albanien
Furnizimi me ujëFotografi: AP

Christoph Baumann: Që prej rrëzimit të socializmit Gjirokastra ka përjetuar ndryshime të thella. Gjirokastra është rajon kufitar me Greqinë dhe i predispozuar që intervistorë greke të vijnë në rajon për të inicuar zhvillimin.

Për t`i kthyer përgjigje pyetjes së tij ai ka përdorur burime primare duke kryer intervista në fshatra, me fshatarë, kryepleqë, prodhues të vegjël. Pyetjet që ka ndjekur ai kanë qenë për shembull sa kafshë ka marrë një familje fshatare në fillim të transformimit, kur filloi privatizimi i kooperativave dhe fermave shtetërore, çfarë është bërë me kafshët?, janë shtuar?, janë shitur për të blerë të tjera? a janë larguar fshatarët nga vendi?, a ka anëtarë familjeje që kanë emigruar", a marrin ndihma nga emigrantët".

Burra duke luajtur domino
Burra duke luajtur dominoFotografi: Aida Cama

Deutsche Welle: Ka qenë komunizmi ndërperje e traditës, e zhvillimit natyror të rajonit? Dhe a është duke u kthyer Gjirokastra në traditë?

Christoph Baumann : Gjirokastra ka përjetuar në të kaluarën ndryshime të mëdha. Në fund të peridhës osmane ndodhej në fazë të prapambetur. Kur erdhën komunistët i quajtën strukturat e gjetura "osmanike", dhe i zhdukën. Kështu për shembull punëtorët lëvizës. Mund të thuhet se transformimi në periudhën komuniste ka qenë shumë i thellë. Si shembull mund të merren ngritja e kooperativave dhe fermave shtetërore, zhdukja e pronës private. Të gjithë këto kanë bërë që të mos mbetej më nga asgjë nga periudha e të kaluarës. Që prej 1990 me shpërbërjen e socializmit, rajoni i Gjirokastrës si gjithë Shqipëria, është përshtatur gjithnjë e më shumë me perëndimin. Por, ka patur modele strategjie veprimi që kanë shkaktuar më shumë kthim mbrapa se sa në drejtim të të ardhmes. Për shembull zhvillimi i blegtorisë në Gjirokastër të kujton më shumë një situatë osmanike se sa një zhvillimi perëndimor. Megjithatë ka elemente edhe në Gjirokastër që janë orientuar drejt të ardhmes, për shembull tregtia, e gjithë industria importuese, firmat e shërbimit që po krijohen gjithnjë e më shumë. Të gjithë indikatorë që tregojnë se Gjirokastra ndodhet në rrugë drejt perëndimit.

Treg perimesh - Pjesa më e madhe vijnë nga jashtë
Treg perimesh - Pjesa më e madhe vijnë nga jashtëFotografi: DW / Aida Cama

Deutsche Welle: Çfarë e dallon një rajon transformimi në Shqipëri dhe në një vend tjetër postsocialist:

Christoph Baumann: Ka disa elemente tranformimi në Gjirokatër dhe në përgjithësi në Shqipëri që janë të ngjashme me një rajon në transformim në Poloni ose Hungari. Por ka edhe elemente që janë krejt të ndryshëm. Hungaria dhe Polonia kufizohen me vende perëndimore që janë të zhvilluara, dhe mund të përfitojnë nga kjo afërsi, sepse ata vetë kanë shumë forca të papuna dhe rroga të ulta etj. Ne Gjirokastër është ndryshe, ky rajon kufizohet vërtet me Greqinë me një vend të EU-së, por kufizohet me një rajon që është shumë i prapambetur, me Janinën, më i prapambeturi në Evropën perëndimore. Gjirokastrës i duhet të presë që të zhvillohet edhe ky rajon. Një shans shoh prej rrugës që lidh Selanikun në Igumenicën. Nëpërmjet lidhjes më të mirë të Greqisë së veriut me Evropën do të përfitojnë edhe Shqipëria, në një afat të mesëm.

Fshatarë që shesin perime në rrugë në qytet
Fshatarë që shesin perime në rrugë në qytetFotografi: Aida Cama

Deutsche Welle: Duket sikur këto që thoni ju dihen:

Christoph Baumann : Është e vështirë që në një studim të tillë, të nxjerrësh përfundime që nuk dihen më parë. Megjithatë ka disa rezultate që mund të bëjnë të mendohesh. Për shembull situata e prapambetur në male, ka ende njerëz që jetojnë në zona të izoluara malësore, që shpresojnë që të ketë një hov ekonomik, ta zëmë investime ose turizëm, sepse kanë natyrë të bukur. Duhet thënë se këto rajone kanë pak shance. Ky është një rezultat i hidhur.

Deutsche Welle: Ju mendoni se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbesin atje?

Christoph Baumann: Nuk mund të pritet që njerëzit të mbeten në fshatra, situata atje është tragjike, infrastrukturta mungon, ku shkollat mbyllen, spitalet po ashtu, rryma mungon, ata kanë probleme me ujin. Nuk mund të pritet që kërkush të qëndrojnë atje. Kësaj i shtohet mungesa e bazës ekonomike. Banorët kanë shkuar në periudhën osmane atje, sepse nuk kanë mundur të ngrenë ekzistencën në fusha. Në periudhën socialiste kjo ka vazhduar, sepse u mundua që njerëzit të mbeten edhe në rajonet më të largëta, që ata të merren me kullota. Kjo nuk mund të jetë bazë ekonomike me perspektivë. Këto fshatra janë si të thuash të humbura. Ndryshe ndodh në Rumani, për shembull atje ka patur zhvillime që njerëzit e mbetur pa punë në qytete janë kthyer në fshatra. Një zhvillim të tillë unë nuk e pres të ndodhë në Shqipëri.

Megjithatë familjet e barinjve në Shqipërinë jugore janë zhvendosur nga malësia dhe kanë shkuar në afërsi të qytetit dhe kalojnë vetëm verën në fshatin e lindjes. Kështu të paktën në verë fshati luan rol edhe ekonomik. Kjo është e rëndësishme sepse është një vecanti e fshatit në Shqipëri.

Deutsche Welle: A është ajo që ndodh në Shqipëri e rastësishme, apo strategji e menduar?

Christoph Baumann: Ky zhvillim është sipas mendimit tim rezultat i strategjisë të familjeve, por jo i ndonjë strategjie të drejtuar nga lart, politikisht. Për tu përmendur janë migrantët e punës, që në princip të ngarkuar nga familja fitojnë para jashtë vendit, për të ngritur pastaj ekzistencë të re në një qytet shqiptar. Procese të ngjashme nuk zhvillohen në këtë formë në vendet e tjera të Evropës lindore dhe juglindore. Në Kosovë për shembull dërgohet para edhe në fshatra. Në Shqipëri kjo nuk ndodh, sepse është kuptuar se investimet në fshatra në shumicën e rasteve nuk kthehen mbrapsht.

Baumann sheh në rivlerësimin e hapësirës rurale të Shqipërisë mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë. Hapësira urbane, si Tirana për shembull duhet të shkarkohen. Me mungesën e vendeve të punës dhe të infrastrukturës qytetet krijojnë vetëm mundësi të kufizuara për ardhje të tjera. Ruralizimi interurban merr kështu dimensione të konsiderueshme.