1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Frymë e re për integrimin e migrantëve në Gjermani

Të mërkurën (30.01) e ngarkuara e qeverisë federale për integrimin e migrantëve, Maria Bëmer u takua me përfaqësues të shoqatave të migrantëve.

default

Maria Bëmer e ngarkuara gjermane për integrimin e migrantëve

Në periudhat e fushatave elektorale problemet me integrimin e të huajve shumë shpejt reduktohen në masat e policisë dhe të drejtësisë, siç tregoi edhe rasti në landin e Hesenit. Por në realitet shumë përpjekje që janë ndërmarrë për integrimin e të huajve po japin frytet e tyre. Të mërkurën (30.01) e ngarkuara e qeverisë federale për integrimin e migrantëve, Maria Bëmer (Böhmer) u takua me përfaqësues të shoqatave të migrantëve.

Në Gjermani jetojnë mbi 15 milionë njerëz nga familje të emigruara. Për një integrim sa më të mirë të tyre në shoqërinë gjermane, verën e vitit të shkuar u miratua një plan kombëtar për integrimin. Për të vlerësuar stadin aktual të zbatimit të planit e ngarkuara e qeverisë për integrimin, Maria Bëmer u takua në Berlin me përfaqësuesit e shoqatave të migrantëve.

Duhet diskutim konstruktiv mbi temën e të huajve

Në sfondin e luftës elektorale në landin e Hesenit, ku u ndez debati mbi temën "kriminaliteti i të huajve" politikania kristiandemokrate, Bëmer bëri thirrje për një diskutim konstruktiv mbi integrimin: "Nëse migrantëve u duhet të kenë ndjenjën, që fëmijët e tyre konsiderohen si të huaj, kjo i bën të gjithë të pasigurtë", tha Bëmer.

Integrationskurse für Ausländer

Janë shtuar kurset e integrimit

"Baza e besimit, që kemi arritur ne së bashku gjatë dy viteve të fundit, është e qëndrueshme dhe në këtë kontekst duhet të bëj edhe një herë të qartë, që ekzagjerimi, që i është bërë kësaj teme kohët e fundit nuk i shërben aspak integrimit", kështu u shpreh e ngarkuara e qeverisë duke folur përpara mëse 70 organizatave të migracionit.

Bëmer: E rëndësishme është një bashkëjetesë në mirëbesim

Në planin kombëtar të qeverisë për integrimin janë parashikuar mbi 400 masa si: partneriteti në mbështetje të arsimimit të fëmijëve dhe të të rinjve nga familjet e emigrantëve. Eshtë parashikuar intesifikimi i orëve të mësimit të gjuhës dhe kurset e integrimit, veçanërisht për gratë dhe vajzat. Viti 2008 sipas së ngarkuarës së qeverisë për integrimin duhet të jetë viti i zbatimit të planit kombëtar.

Bëmer vuri në dukje, se një rol vendimtar për integrimin luan familja, e cila duhet t´u ofrojë një të ardhme fëmijëve. Si rrjedhojë një sërë organizatash të migrantëve i kanë kushtuar vëmendje të veçantë në këtë proces punës me prindërit.

Virginia Vangare-Greiner (Wangare-Greiner), që punon për organizatën e ndihmës ‚Maisha' për gratë afrikane shprehet optimiste për të ardhmen: "Ne kemi pritur shumë vjet për të dëgjuar fjalën "e mirëseardhjes". Tani porta është e hapur për shumë migrantë, në mënyrë që ata të bashkëveprojnë dhe të kontribuojnë në këtë shoqëri." Vetëm tani që është ndërmarrë iniciativa për planin kombëtar për integrimin kam ndjenjën, se puna ime po perceptohet dhe po pranohet nga shoqëria, tha Virginia Vangare-Greiner.

  • Data 31.01.2008
  • Autor Sabine Ripperger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D0Bj
  • Data 31.01.2008
  • Autor Sabine Ripperger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D0Bj