1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Frymë anti-gjermane para zgjedhjeve europiane në Itali

Berlusconi gjatë një fjalimi akuzoi Gjermaninë se nuk ka pranuar asnjëherë ekzistencën e kampeve të përqendrimit. Ekspertët thonë se kjo është një përpjekje e fundit populiste për mbijetesën e tij politike.

Në të vërtetë ish shefi i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi, i dënuar për evazion fiskal, duhet të bënte orët e para të punës sociale në një azil. Për këtë arsye shumë media italiane kishin shkuar atje. "Ai nuk do të vijë sot", deklaroi dje në mëngjes drejtori i azilit. Ai do të shkojë atje të premten ose në fillim të javës tjeëtër.

77-vjeçari kishte deklaruar më parë se do të bënte detyrën e tij me ‘përulësi'. "Unë do të bëj atë, që ata më kërkojnë", tha ai. Në detyrat e tij të mundshme në azil, nuk kishte asnjë kufi. "Mund të jetë një lloj animacioni."

Asnjë kufi nuk kishte për Berlusconin edhe në një fjalim gjatë fushatës elektorale për partinë e tij Forza Italia në fundjavë në Milano. Edhe pse për shkak të dënimit të tij ai nuk mund të marrë asnjë post, sërish ngatërrohet në politikën italiane. Në një fjalim për zgjedhjet europiane ai hodhi akuza kundër kandidatit për presidencën e Komisionit Europian, Martin Schulz dhe bashkëatdhetarëve të tij gjermanë: gjermanët nuk kanë pranuar asnjëhrë ekzistëncën e kampeve të përqendrimit.

Në një fjalim në vitin 2003 në Parlamentin Europian, ai shkaktoi një skandal duke deklaruar se Schulz do të ishte aktori ideal për një film në rolin e një oficeri nazist në kampet e përqëndrmit. "Unë nuk doja ta ofendoja atë, por për atë Zot, për gjermanët kampet e përqendrimit nuk kanë ekzistuar asnjëherë", citon Berlusconin agjencia e lajmeve "Ansa".

Përjashtim nga PPE?

Social demokratët gjermanë kërkojnë që Kancelarja Merkel të kundërpërgjigjet. Heshtja e shefes së CDU-së dhe kolegut të saj të CSU, Horst Seehofer, është skandaloze për sekretarin e përgjithshëm të SPD-së Yasmin Fahimi. "Deklaratat e Silvio Berlusconit janë të neveritshme dhe krejtësisht të papranueshme."

Forza Italia e Berlisocnit është në të njëjtin fraksion parlamentar europian me partinë e Merkelit Unionin Kristian Demokrat, në grupin e Partive Popullore Europiane (PPE). Kandidati kryesor për PPE në zgjedhjet europiane, ish-kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, tha se ishte shokuar nga deklaratat e Berlusconit: "Ndiej neveri për ato që ka thënë Berlusconi", tha Juncker në Bruksel. Berlusconi duhet të tërheqë mbrapa deklaratat e tij dhe t'i kërkojë falje të mbijetuarve nga Holokausti dhe shtetit gjerman, tha më tej Juncker.

Juncker Wahl in Dublin 07.03.2014

Jean-Claude Juncker

Roman Maruhn, studiuesi i shkencave politike dhe punonjës pranë Institutit Goethe në Palermo, kritikon mosveprim e PPE. "Partia Popullore Europiane, duhet të kishte përjashtuar nga familja e saj partiake, të paktën para dhjetë vitesh, Forza Italian dhe Berlusconin ." Përkundrazi ajo përdori numrat e deputetëve italianë për të forcuar fraksionin e saj në Bruksel.

Në të njëjtën mënyrë mendon edhe Andrea Tarquini, korrespodenti i gazetës italiane "La Repubblica" në Berlin. PPE nuk është marrë me Forza Italian. Së fundmi ajo nuk është parti tradicionale kristiandemokrate.

Fushata elektorale e populistëve

Për fushatën elektorale para zgjedhjeveEuropiane më 25 maj Forza Italia, ka shpërndarë në gjithë Italinë postera me sloganin "Più Italia, meno Germania" ("Më shumë Itali, më pak Gjermani"). "Ka sinjale, se Berlisconi do të përdorë frymën anti-gjermane në fushatën për zgjedhjet europiane. Italianët fatkeqësisht kanë krijuar përshtypjen se Gjermania është shkaktari i problemeve që ka Italia tani", thotë Tarquini. Me një ton ironik ai shton gjithashtu se populistët italianë në të ardhmen do të fajësojnë Gjermaninë edhe për masakrën e radhës së mafias.

Roland Maruhn Goethe Institut Palermo

Roland Maruhn

"Me komente anti-gjermane në Itali gjen mbështetje", mendon Roman Maruhn. "Thelbi ëshët se populistët bëjnë përgjegjës qeverinë federale në Berlin për krizën e rëndë që ka përfshirë Europën. Nodoshta mund të ketë diçka të vërtetë, por nuk mund të legjitimohet një përmbledhje e tillë përgjegjësie", thotë studiuesi i shkencave politike.

Studiuesi gjerman i shkencave politike Marhun thotë se në Itali në tërësi nuk ka një ndjenjë anti-gjermane.. "Kjo nuk është një ndjenjë mbizotëruese në popullsinë italiane. Nuk ka të dhëna për një gjë të tillë. Janë populistët ata që me anë të kësaj përpiqen të mbijetojnë politikisht."