1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Frontex: Më shumë ndihma për Greqinë

Agjencia e BE-së për Mbrojtjen e Kufirit -Frontex - do të rrisë ndihmën për Greqinë, sepse azilkërkuesit nga Siria vijnë tani përmes Turqisë dhe Greqisë.

Për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve Greqia ka nevojë për solidaritetin e Bashkimit Evropian edhe sa i përket mbrojtjes së kufirit tha shefi i Agjencisë së BE-së për Mbrojtjen e Kufirit (Frontex) Fabrice Leggeri në një intervistë me DW-në. Nga fillimi i vitit në Greqi janë regjistruar 50.000 kalimet të paligjshme të kufirit - 500 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2014. Prandaj, Frontex do të rrisë ndihmën për Greqinë, njoftoi Leggeri. Frotex ka dërguar edhe një letër me rekomandime për Komisionin Evropian.

Operacioni ekzistues i Frontex-it "Poseidon" do ta zgjerojë zonën e tij tek disa ishuj. Përveç kësaj në Greqi nuk ka zyrtarë të mjaftueshëm për intervistimin e refugjatëve. Autoritetet greke do të ketë nevojë për më shumë para, sepse shumë prej refugjatë me sa duket do të kenë të drejtë për azil. Fjala është për azilkërkues nga Siria që për shkak të luftës civile në vendin e tyre kanë të drejtë për azil në BE. Këta tani nuk vijnë më në Evropë nga Libia përmes Italisë, por përmes Turqisë dhe Greqisë. Kjo lidhet edhe me faktin se shumë vende të Afrikës Veriore kanë futur regjimin e vizave për refugjatët nga Siria.

Fabrice Leggeri

Fabrice Leggeri

Megjithatë rruga detare përmes Libisë dhe Italisë vazhdon të përdoret nga refugjatë nga Eritrea, Sudani, Somalia dhe vendet afrikano-perëndimore.

Jo veprime ushtarake

Sipas Legger-it kjo gjendje mund të vazhdojë për një kohë të gjatë, sepse as në Libi dhe as në Siri nuk pritet të gjehet ndonjë zgjidhje e shpejtë. Por megjithëse BE-ja ka miratuar para pak kohësh plane për ndërhyrje ushtarake kundër bandave të trafikantëve në Detin Mesdhe, luftimi i tyre nuk është në kompetencë të Frontex-it, e cila është një agjenci civile.

Por trupat e Frontexit kanë nevojë për mbështetjen e njësive ushtarake, sepse në pranverë ka pasur dy incidente, ku nga anijet me refugjatë është qëlluar me armë ndaj inspektorëve të Frontex-it. Gjatë këtij viti në Itali ka pasur 55.000 raste shkeljeje ilegale të kufirit.

Më tepër para për Frontex-in

Sipas vendimit të fundit të Këshillit të BE-së Frontexi do të ketë këtë vit në dispozicion për kontrollet në Detin Mesdhe tri herë më tepër para se më parë. Paratë nga buxheti i BE-së u rritën me 25 milionë euro. Për vitin e ardhshëm buxheti do të shtohet madje edhe me 45 milionë euro. Në këtë mënyrë numri i anijeve italiane të shpëtimit mund të shtohet nga dy në gjashtë.

Punonjësit e kufirit kanë si detyrë që të identifikojnë ndër refugjatët ata që kanë të drejtë për azil. Procedura e azilit kryehet më pas në vendet përkatëse ku strehohen refugjatët. Frotex-i ndihmon edhe në rastet e riatdhesimit të refugjatëve që nuk u njihet e drejta e azilit. Vitin e kaluar ka pasur 40 operacione të tilla.