1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Frika për të mos rënë në humnerë të bën të ndërtosh ura të reja"

Në shtypin gjerman të së martës gjen jehonë vendimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së në mbledhjen e tyre në Bruksel që të rinisin dialogun e ngrirë me Rusinë pas luftës në Gjeorgji.

default

Gazeta „Mitteldeutsche Zeitung“ komenton: „Jashtë rajonit konflikti i Gjeorgjisë tashmë i përket historisë. Tre muaj pasi trupat gjeorgjiane depërtuan në provincën separatiste të Osetisë Jugore duke provokuar marshimin e trupave ruse në zemër të Gjeorgjisë, Evropa ka të tjera halle. BE-ja do t´i rinisë bisedimet e pezulluara me Rusinë mbi bazën e një marrëveshjeje të re. Në qendër të vëmendjes është tani frika nga rënia ekonomike, e shkaktuar prej krizës ndërkombëtare financiare. Kjo pra po ribashkon tani Lindjen dhe Perëndimin. Frika për të mos rënë në humnerë të bën që të ndërtosh ura të reja.”

“Coburger Tageblatt” shkruan: “Nëse heshtja që zgjati dy muaj e ka bërë efektin e duhur, kjo është me pikëpyetje, sepse Moska asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim legjitimitetin e ndërhyrjes së saj në Kaukaz. Kërcënimi i butë i BE-së nuk i bëri përshtypje askujt në Rusi. Tek e fundit atje e dinë mirë, se si qëndron puna me varësinë e evropianëve për energji. Ora e së vërtetës do të bjerë pra në samitin e BE-së dhe të Rusisë në Nisë. Atëherë do të duket, se sa peshë ka vërtetë pozicioni i BE-së në bisedime.”

Gazeta “Schwäbische Zeitung” komenton marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA. Menjëherë pas fitores së Barak Obamës në zgjedhje Moska deklaroi planet për dislokimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi në Kaliningrad. Citat nga komenti mbi këtë temë : “Me sa duket ishte edhe një kalkulim i Kremlinit, për ta trembur sa më shumë të riun në Shtëpinë e Bardhë. Por Moska ka gabuar rëndë në llogarinë e saj. Në shtabin e këshilltarëve të Obamës për politikën e jashtme bëjnë pjesë përfaqësues të profilizuar të vijës së fortë, kursi i të cilëve nuk do të ndryshojë dukshëm prej atij të deritanishëm.“

  • Data 11.11.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FrCD
  • Data 11.11.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FrCD