1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Frika nga terrorizmi, policia britanike "blindon" Londrën

Lojërat Olimpike të Londrës do të jenë një shënjestër tërheqëse për terroristët, por nuk do të jetë e lehtë për ta. Autoritetet e sigurisë dhe të rendit në Britaninë e Madhe kanë marrë masa të forta sigure.

Në një pronocim të pazakontë publik, kreu i Agjencisë për Sigurinë e Brendshme në Britani, Jonathan Evans, tha se ai dhe kolegët e tij janë larg vetëkënaqësisë. Ai thotë se Britania po organizon operacionin e sigurisë më të madh të saj në kohë paqeje.

Sulmi terrorist më i madh i kohëve të fundit në Londër kishte si qëllim mjetet e transportit. Fanatikët muslimanë shpërthyen bomba në metro dhe në një autobus në korrik të vitit 2005. Prandaj për këtë arsye, i gjithë sistemi i transportit në Mbretërinë e Bashkuar do të mbrohet me shumë kujdes. Më shumë se 30 mijë kamera do të rrethojnë dhe do të vëzhgojnë të gjithë rrjetin hekurudhor dhe – siç thotë kreu i policisë së transportit në Britani, Andy Trotter – qindra policë shtesë do të monitorojnë situatën.

"Ky është testi më i madh për ne, në historinë e organizatës sonë. Ne padyshim që kemi planifikuar për të gjitha mundësitë. Dhe do të garantojmë që gjithçka të funksionojë ekstremisht mirë ato ditë", thotë Trotter.

Verifikimi për çështjet e sigurisë ka qenë intensiv. Afërsisht 600 mijë njerëz që kanë ose do të kenë akses për të hyrë në Parkun Olimpik janë kontrolluar. Dhe kjo përfshin atletët britanikë, ata të huaj dhe pjesëtarët e së ashtuquajturës Familja Olimpike – zyrtarë dhe sponsorë. "Të gjithë delegacionet kanë kaluar nëpërmjet një procedure. Shërbimet tona të emigracionit kanë qenë në vendet nga të cilat do të mbërrijnë të pranishmit – duke sjellë këtu Familjen Olimpike – dhe kanë kontrolluar kredencialet e gjithsecilit që do të mbërrijë“, thotë Baronesha Neville-Jones, ish-ministre e Brendshme.

Terrorizmi

Frika e vërtetë është ajo e terrorizmit "të rritur në shtëpi". Parku Olimpik është i pozicionuar në pjesën lindore fundore të Londrës. Ajo është një zonë, ku është arrestuar numri më i madh i të dyshuarve për terrorizëm, krahasuar me çdo zonë tjetër të Europës. Lojërat do të mbahen në muajin islamik të Ramazanit. Kjo është koha më e mirë ose koha e shenjtë për të realizuar një sulm terrorist, thotë Norman Bentman, dikur një ekstremist musliman, por që sot është tërhequr nga ajo skenë. "Mbase për ta është mundësia që të përfundojnë në parajsë. Ata mendojnë se vdekja, të vrasësh dikë, është një vlerë në vetvete, e cila është absolutisht kundër çdo mësimi, çdo koncepti në fenë islame. Vlerë është jeta, jo vdekja“, thotë Bentman.

Kërcënimi paraqitet me një dilemë për policinë dhe shërbimet e sigurisë. Ata duhet ta mbrojnë publikun pa ngacmuar muslimanët e pafajshëm gjatë muajit të tyre të shenjtë. Roy Ramm, ish-komisioner i policisë kryeqytetase në çëshjet e terrorizmit, thotë se policia është nën një presion shumë të madh në mënyrë që t´i bëjë gjërat siç duhen.

"Ky duhet të jetë një operacion i udhëhequr nga shërbimet sekrete. Ata duhet të identifikojnë celula, të cilat mund të komplotojnë për të bërë diçka. Nëse ata punojnë shumë shpejt, mund të akuzohen si despotikë dhe përçarës veçanërisht në muajin e Ramazanit. Nëse ata punojnë shumë ngadalë, atëherë rreziku në publik do të jetë gjigand", thotë ai.

Raketa dhe milirda për sigurinë

Policia dhe shërbimet e sigurisë janë akuzuar prej kohësh për ushtrimin e "dorës së rëndë“ në reagimet e tyre për parashikimet ndaj sulmeve terroriste dhe çregullimet në publik. Lojërat Olimpike janë si magnet për demonstruesit. Kjo e fundit është kundër pushtimit të Tibetit nga Kina. Me sytë e botës në Londër ekziston mundësia ideale për të protestuar.

Simon Moore ka protestuar kundër Lojërave Olimpike. Ai kundërshtoi përdorimin e hapësirave publike për stërvitjen e basketbollistëve. Policia tha se Moore dhe protestuesit e tjerë mund t´i shpërqëndrojnë ata nga detyra jetike në luftën ndaj terrorizmit. Ata e kanë ndaluar që të afrohet në rrezen prej 100 metrash për çdo zonë të Lojërave Olimpike. Nëse ai thyen këtë rregull, rrezikon deri në pesë vite burg.

In this image made available July 25, 2011 by the London Organising Committee of the Olympic and Paralympic Games (LOCOG), an aerial photo of the London 2012 Olympic Stadium to mark 1 year to go to the Olympic Games is seen in London. The number one mown into the grass in the Olympic Stadium indicates the start the celebrations for the 1 year to go milestone. (Foto:LOCOG, Anthony Charlton/AP/dapd) EDITORIAL USE ONLY // IMAGE MADE AVAILABLE JULY 25, 2011 BY THE LONDON ORGANISING COMMITTEE OF THE OLYMPIC AND PARALYMPIC GAMES (LOCOG), EDITORIAL USE ONLY, AP provides access to this publicly distributed HANDOUT photo to be used only to illustrate news reporting or commentary on the facts or events depicted in this image.

Qeveria ka instaluar një rrjet të gjerë të pajisjeve ushtarake dhe personelit për të mbrojtur Lojërat Olimpike. Avionë luftarakë Jet, anije, deri dhe nëndetëse bërthamore. Në çatitë e disa blloqeve apartamentesh pranë Parkut Olimpik, janë instaluar raketa. "Është paksa shqetësuese vendosja e raketave në çati. Dhe nëse ndodh diçka, ata do të hapin zjarr nga blloqet e kullave. Është paksa e llahtarshme", thotë Nadine Moses, banore e zonës.

Mbrojtësit e Lojërave Olimpike në Britani shpresojnë që terroristët të jenë gjithashtu të tmerruar. Do bënin mirë të ishin. Ndërkohë që atletët do të vrapojnë, hidhen e notojnë, policia dhe shërbimet e sigurisë do të shpenzojnë një miliardë e gjysmë dollarë për të mbrojtur çdokënd.