1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Frikë nga efekti domino - Pavarësia e Kosovës dhe lëvizjet separatiste në BE

Shpallja e pavarësisë së Kosovës ngjall shqetësime për mundësinë e një efekti domino në një Evropë, e cila nga vendi i baskëve në Spanjë deri në Flandër dhe Skoci përballet me lëvizje separatiste.

default

Spanja e konfrontuar me dëshirën e fortë separatiste në vendin e baskëve dhe në Katalonjë ka bërë ndërkohë të ditur se nuk do të njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Motivi i këtij refuzimi është mungesa e konsensusit evropian, stabiliteti i Ballkanit dhe respekti i së drejtës ndërkombëtare.


Spanja është e kujdesshme të mos lidhë zyrtarisht opozitën e saj ndaj pavarësisë së Kosovës me problemet e brendshme baske dhe katalane. Por një burim pranë qeverisë pranon se Kosova është për Spanjën një temë delikate, shumë e helmuar. "Qeveria spanjolle nuk i vlerëson deklaratat e njëanshme të pavarësisë", deklaroi të martën (12.02) në Madrid ministri spanjoll i mbrojtjes Hose Antonio Alonso.


Aspirantët baskë dhe katalanë të pavarësisë e ndjekin nga afër çështjen e Kosovës. ETA përdori shembullin e Kosovës në fillim të janarit për të nënvizuar se lufta e saj për pavarësinë e vendit të baskëve, që u ka kushtuar jetën 800 vetëve nuk është një utopi.


Por ministri spanjoll i mbrojtjes theksoi dhe njëherë të martën se situata në Ballkan është specifike dhe nuk mund të aplikohet në asnjë vend të Bashkimit Evropian.


Në Belgjikë partia nacionaliste NVA (Aleanca e Re Flamande) e afërt me kryeministrin e mundshëm të ardhshëm kristian-demokratin Iv Lëterm duke iu referuar Kosovës vlerëson se "e drejta e popujve për vetëvendosje është thelbësore." Ai i bën thirrje Belgjikës të mbështesë pavarësinë e Kosovës një perspektivë kjo aspak e pëlqyeshme për frankofonët belgë, të cilët kanë deklaruar se i druhen një efekti domino.


Në Skoci, partia nacionale skoceze që drejton qeverinë rajonale që prej majit 2007 është angazhuar për organizimin e një referendumi për pavarësinë në vitin 2010.


Në Skoci "asnjë person nuk ka vdekur në betejën për apo kundër pavarësisë" i deklaroi agjensisë së lajmeve kryeministri i saj Aleks Salmond. E vetmja këshillë që u japim vendeve të tjera është të gjejnë një mënyrë demokratike dhe fare paqësore për të arritur qëllimet dhe objektivat".

  • Data 13.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D6s5
  • Data 13.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D6s5