1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Frieed: Bota demokratike ka punuar shumë për këtë ditë

Në Kosovë qëndroi sot ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Daniel Frieed. Ai tha se Kosova duhet të dëshmojë para botës se është një shtet demokratik ku respektohen të drejtat e pakicave.

default

Prishtina

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe euroazi, Daniel Frieed, tha se ndihet shumë i lumtur që po viziton shtetin më të ri në botë, Republikën e Kosovës. Ai tha se qytetarët e Kosovës dhe bota demokratike kanë punuar shumë për këtë ditë, ndërsa shprehu bindjen se qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre do ta dëshmojnë se Kosova është një vend i të gjithëve. Këto komente, diplomati amerikan Daniel Frieed, i bëri gjatë një vizite që realizoi në Kosovë dhe takimeve që pati me udhëheqësit politik kosovar.

"Kosova duhet të jetë një shtet ku respektohet rendi dhe ligji me institucione të forta demokratike, një shtet për të gjithë qytetarët e vete dhe një shtet me rrugë të qartë drejt Evropës. Ka shumë sfida përpara, mirëpo qytetarët e Kosovës do t'i kalojnë këto sfida sepse këtë e kanë dëshmuar edhe në të kaluarën", tha Daiel Frieed.

"I kërkoj lidershipit kosovar që të afrohen me serbët dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës më fqinjët e tyre dhe më botën. Shumë punë ka mbetur për tu bërë, por Kosova tash është e lirë që të ndërtojë institucione demokratike, të ndërtojë ekonomine, të thithë investime dhe të realizojë të ardhmën si një komb evropian", tha Daniel Frieed. Ai siguroi qytetarët se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndërsa të gjithë zërat që flasin për ndarje ai i cilësoi si një retorikë boshe.

"Ne nuk besojmë në ndarje të Kosovës, sepse duhet ta keni parasysh se më shumë se gjysma e serbëve jetojnë në pjesën jugore të lumit Ibër, kam parasysh këtu në pjesët tjera të Kosovës dhe jo në veri. Është e vërtetë se në veri të Kosovës ka probleme, mirëpo me kohë ato probleme do të zgjidhen dhe serbët e Kosovës do të integrohen në shtetin e Kosovës", tha
Daiel Frieed.

Udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Kosovës, siguruan diplomatin amerikan, se Kosova do ta zbatojë me përpikmëri planin e Marti Ahtisarit, dhe do të përmbahet nga provokimet e vazhdueshme që vijnë nga Serbia. Ata thanë se pjestarët e pakicës serbe do të ndihen në Kosovë si në shtëpinë e tyre, ndërsa u bënë thirrje atyre që të integrohen në shoqërinë kosovare dhe të përqafojnë vlerat evropiane.

  • Data 07.03.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DKks
  • Data 07.03.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DKks