1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Friedrich kërkon masa kundër abuzimeve me ndihmat sociale

Ministri i Brendshëm gjerman ka bllokuar në Bruksel hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen dhe paralajmëron nga refugjatët e varfërisë. Por Komisioni nuk sheh ndonjë nevojë për veprim.

Hans-Peter Friedrich kishte sjellë para së gjithash ankesa në Bruksel. Ankesa në lidhje me gjoja papjekurinë e shteteve të Rumanisë dhe Bullgarisë për t'u pranuar në Shengen, si dhe ankesa rreth imigracionit të varfërisë, nga këto dy vende të BE-së. Ai donte që të dyja çështjet të paraqiteshin të ndara qartë në Bruksel. Por në perceptimin e publikut ata janë përzier. Rumania dhe Bullgaria ndjehen të ofendurara sidomos nga Gjermania. Të dyja duan të hyjnë në zonën Shengen, pa kontrolle kufitare, por kjo është shtyrë për vite të tjera. Edhe pas takimit të sotëm (07.03.2013) ata nuk iu afruan synimit të tyre.

Shtyhet për kohë të papërcaktuar pranimi në Shengen

Bildbeschreibung: Ein Wohnhaus in Duisburg Marxloh, wo überwiegend Roma aus Rumänien und Bulgarien wohnen. Autor ist unser Korrespondent Christian Stefanescu der auch eine Reportage über die Roma in Duisburg gemacht hat. Zugeliefert durch Zoran Arbutina, 7.12.2012. Copyright: DW/C. Stefanescu

Lagje rome në Duisburg

Ministri i brendshëm bullgar, Cvetan Cvetanov, përsëriti qëndrimin e vendit të tij, që është njëjtë me atë të Rumanisë". Bullgaria plotëson të gjitha kriteret për hyrje në Shengen." Sa për sigurinë thjesht teknike të kufijve Shengen, kjo është siguruar. Disa shtete megjithatë kritikojnë se ana thjesht teknike dhe organizative nuk vlen shumë, për aq kohë sa dy vendet tolerojnë korrupsionin dhe mangësitë në sistemin gjyqësor. Friedrich sheh këtu si dhe më parë: "Pika të dobëta, që nuk na bëjnë të themi: Tani do t' heqim kontrollet kufitare!" Koha nuk ka ardhur ende. Kjo nuk është polemikë, por "një konstatim konkret, që e bëjnë edhe shumë nga kolegët e mi." Ai duket se ka të drejtë, edhe pse askush nuk është kaq i qartë sa Friedrich. Ministrja zvicerane e Drejtësisë dhe Policisë, Simonetta Sommaruga, vendi i së cilës nuk është në BE, por anëtar i Shengenit, u shpreh me tone më pajtuese, por mbështeti krejtësisht Friedrichun. "Ne kemi mirëkuptim për këto zëra kritikë, por edhe për këto dy shteteve, që janë shumë të lënduara tani." "Por vendimtare do të ishte një zgjidhje, që të mbronte kufijtë të jashtëm të Shengenit, sepse "kjo na nevojitet, me qëllim që i gjithë sistemi të ruajë kredibilitetin."

Friedrich kërkon rivendosjen e ndalimit të hyrjes

Ishte kryesisht ministri gjerman, i cili çoi në skenën e Brukselit temën e të ashtuquajturit migracion i varfërisë. Shumë qytete gjermane ankohen për emigracionin e mijëra njerëzve nga Rumania dhe Bullgaria, shumë prej tyre rome. Ata kanë formuar geto dhe shpesh kërkojnë përfitime nga shteti. Friedrich bëri pyetjen retorike: "Do të thotë liri lëvizjeje në Evropë, që njerëzit kudo në Evropë, të cilët besojnë se mund të jetojnë më mirë në mirëqenie në Gjermani se në vendet e tyre, duhet të vijnë në Gjermani?" Kjo nuk duhet të ndodhë. Friederich ka frikë nga një rritje e mëtejshme e fluksit, nëse në vitin 2014 do të ekzistojë liria e plotë e lëvizjes. Çdo shtetas i BE ka mundësinë që të fillojë punë në një vend tjetër të BE. Por do të ishte një abuzim me lirisë së lëvizjes, nëse dikush shkon në një vend tjetër, vetëm për të marrë atje ndihma sociale." Ligjërisht kjo edhe sot nuk është e mundur. Për një qëndrim të zgjatur në një vend tjetër duhet të tregoni, se keni punë dhe të ardhura të rregullta." Friedrich propozon një "ndalim hyrjeje" për një ose dy vjet për personat, që vijnë vetëm për shkak të përfitimeve sociale.

Komisioni nuk sheh problem

epa03613242 German Interior Minister Hans-Peter Friedrich (L) chats with his Austrian counterpart Johanna Mikl Leitner (R) at the start of a European Union interior and home affairs ministers council meeting at the European headquarters, in Brussels, Belgium, 07 March 2013. Bulgaria and Romania were set on 07 March to be handed yet another setback in their bid to join the border-free Schengen area, with the European Union interior ministers expected to avoid a vote on the matter. The pair have fulfilled all technical requirements to join the free-travel area since 2011, but have seen their accession repeatedly delayed due to concerns that their failure to rein in corruption and organized crime would put the 26 Schengen members at risk. EPA/OLIVIER HOSLET pixel

Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich dhe ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner

Por ai has në shumë kundërshtime. Shumë e akuzojnë Friedrich-un se lidh çështjen e Shengenit me refugjatët e varfërisë, edhe pse këto dy tema nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetren direkt. Josef Winkler, zëdhënësi për politikën e refugjatëve të fraksionit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, shkruan: "Kombinimi i anëtarësimit në Shengen me pretendimin e abuzimit me ndihmat sociale të emigrantëve nga Rumania dhe Bullgaria është e papërgjegjshme." Romet bëhen "kokë turku për ngecjen e negociatave për anëtarësim në Shengen." Friedrich mund të tregojë se nuk është i vetëm me shqetësimet e tij. Edhe Britania e Madhe, Hollanda dhe Austria duan të ndalojnë këtë fluks. Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, e konsideron si gjënë më të rëndësishme", që njerëzit në vendet e tyre të kenë kushte të mira jetese", në mënyrë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Barazimi i standardeve të jetesës është në fakt një nga detyrat themelore që BE-ja ka marrë përsipër. Por ky është një projekt afatgjatë dhe i shtrenjtë. Dhe nga shkurtimet e planifikuara në buxhetin e BE-së, zbatimi i kësaj detyre vihet në pikëpyetje.