1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Frena zgjerimit të plotë të NATO-s

Takimi i zgjerimit të madh të Natos, të zgjerimit që donte të arrinte udhëheqja e aleancës dhe shumë vende evropianolindore dështoi. Gjermania dhe Franca i hoqën vizën hesapeve të bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

default

Ukraina dhe Gjerogjia, kandidate për pranim në NATO u hoqën nga lista e pranimit dhe u vendosën në rradhën e pritjes. Konflikti që ekziston midis SHBA-ve dhe aleatëve evropianoperëndimor u shfaq hapur në takimin e Natos në Bukuresht. Kjo është një gjë e re për Nato-n, takimet e nivelit të lartë të të cilit i kanë pas marrë vendimet që më parë, dhe kanë qenë zhvilluar sipas skenarëve të qartë.

Kësaj here presidenti amerikan, që pritet të largohet u pengua në festimet gati misionere të zgjerimit të Natos. E pazakonshme në takimin e Bukureshtit ishte edhe që 25 vendet anëtare të Nato-s nuk deshën të detyronin Greqinë dhe Maqedoninë për të arritur kompromis në grindjen e çuditshme për çështjen e emrit të Maqedonisë. Prandaj anëtarë mundën të bëheshin vetëm Shqipëria dhe Kroacia. Edhe në këtë çështje George W. Bush, nuk arriti të zgjidhte çështjen e paralizuar politikisht duke ju kundërvënë Greqisë.

Por grindja për emrin e Maqedonisë duhet parë më shumë si avari. Në gatishmërinë e Natos për të pranuar të gjitha vendet e Ballkanit nuk ka ndryshuar asgjë. Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë ju tregua një pespektivë e qartë pranimi, por sa kohë do të zgjasë deri sa të gjitha vendet e Ballkanit të ulen në tavolinën e Natos, nuk dihet.

E papritur në takim ishte edhe bashkëpunimi i ringjallur midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidenit francez Nicolas Sarkozy. Ata dëshirojnë të vendosin brenda Natos thekse të reja në drejtim të Evropës. Kthimi i Francës në strukturat komanduese të NATO-s vitin tjetër i përshtatet kësaj strategjie. Tani kjo do të varet se kush do ta fitojë vrapin për në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë rëndësie do i japë qeveria amerikane Natos.

Prezantimi fodull i presidentit rus Vladimir Putin ka ndikuar çuditërisht në dhënien e një fryme neonacionaliste në politikën e jashtme të Natos. Zgjerimi i Natos edhe me Ukrainën dhe Gjeorgjinë u shty kryesisht për shkak të rezervave ruse, dhe këtë dështim nuk mundi ta mbulonte as kancelarja gjermane Merkel.

Në mbrotjen strategjike me raketa, e cila sigurisht nuk përbën kërcënim për Rusinë, Kremlini siguroi të drejtën e fjalës nëpërmjet një marrëveshje në parim. Megjithatë kritikat nga SHBA dhe Evropa lindore se Nato i është varur në qafë Putinit, janë të ekzagjeruara. Këshilli Rusi - Nato i ofroi presidentit rus një skenë të madhe ku ai shprehu në një konferencë shtypi akuzat e tij të vjetra dhe të reja emocionale kundër Natos. Këto akuza duan të ndikojnë më shumë në publikun rus në Rusi, sesa tek diplomatët e Natos-, qëndrimi i Putinit shkakton më shumë një tundje skeptike koke se sa gjë tjetër.

Megjithë atakimet verbale Rusia dhe Nato bashkëpunojnë praktikisht në shumë sektorë. Për shembull në sistemin e përbashkët mbrojtës me raketa, në fushën e luftimeve dhe në transportin e prapavijës për Afganistanin. Për prezencën e planifikuar deri në 2010 në Afganistan, Nato u morr për herë të parë në Bukuresht edhe me çështjen e tërheqjes së trupave. Më në fund u vendosën kriteret sipas të cilave do të duhet të merret vendimi, se kur trupa ndërkombëtare do t`ja kalojë kontrollin e vendit afganëve. Aktualisht Nato do të dërgojë më shumë trupa në Afganistan për të siguruar kontrollin atje.

  • Data 04.04.2008
  • Autor Bernd Riegert / Bukuresht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcCp
  • Data 04.04.2008
  • Autor Bernd Riegert / Bukuresht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcCp