1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fratini: Prishtina dhe Beogradi në samitin e Sarajevës

Fratini pas vizitave në Beograd dhe Prishtinë tha se Serbia dhe Kosova do të marrin pjesë në Samitin e Sarajevës. Sipas tij pjesëmarrësit në këtë samit do të paraqiten vetëm me emrat e tyre personalë.

default

Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini.

Ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini, është i bindur se e ka gjetur formulën më të mirë se si Kosova dhe Serbia të jenë të pranishme në samitin e Sarejevës, që do të mbahet me 2 qershor ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perendimor. Ai thotë se ky samit do të jetë joformal dhe pjesëmarrësit mund të paraqiten vetëm me emrat e tyre personalë dhe jo të shteteve prej nga vijnë.

Pjesëmarrja realizohet sipas modelit gimnik

Kjo zgjidhje sipas tij quhet modeli gimnik dhe e gjithë kjo për të shmangur problemet e deritanishme në takime të tilla për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në takime, ku Kosova trajtohet si shtet i pavarur. Kështu tha në Prishtinë, ministri i jashtëm Italian, Fanko Fratini pas vizitës, që realizoi edhe në Beograd.

"Eshtë modeli gimnik dhe Serbia do ta pranojë, sepse Serbia vitin e shkuar mori pjesë në një takim në Pragë, ku pjesëmarrësit u identifikuan vetëm me emra dhe jo me shtetet prej nga vijnë”, tha ministri Franko Fratini. Ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, nga ana e tij konfirmoi pjesmarrjen në samitin e Sarajevës, meqë ai përfaqësohet në mënyrë të barabartë më të gjithë pjesmarrësit e këtij samiti.

Kosovo Außenminister Skender Hyseni

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni

“Kërkesa e Kosovës është që të përfaqësohet në format të barabartë. Në këtë linjë unë pata kënaqësinë që t'ia jap pelqimin ministrit Fratini dhe derisa është formati i barabartë, unë do të marrë pjesë në samit”, thotë ministri Skender Hyseni.


Liberalizimi i vizave

Ministri i jashtëm italian Franko Fratini, tha se integrimi evropian i vendeve të rajonit në këtë mes edhe i Kosovës, është i domosdoshëm dhe kjo mund të arrihet, nëse ka liri të plotë të lëvizjes.

“Liria e lëvizjës është thelbësore. Unë do të jem shumë i lumtur dhe shpresoj që së shpejti do të vijë dita, kur qytetarët e Kosovës do të mund ta vizitojnë lirshëm vendin tim Romën. Unë mbështes idenë që Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, por për këtë duhet akoma punë”, tha ministri Franko Fratini. Objektivi i dytë sipas shefit të diplomacisë italiane është që Kosova dhe Bashkimi Evropian të kenë edhe marrëveshje tregtare.

Symbolbild Visum und Visa Warndatei

Vizë e vendeve të Shengenit

Qarkullimi i lirë i mallrave

“Pos liberalizimit të vizave me Kosovën duhet të kemi edhe një marrëveshje për qarkullimin e lirshëm të mallrave ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, tha Franko Fratini. Qeveria e Kosovës tashmë ka plotësuar një pyetësor me kritere, që kërkohen nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që në një të ardhme jo të largët të nënshkruajë marrëveshje tregare me Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës në Beograd dhe Prishtinë ministri i Jashtëm italian ka diskutuar me autoritetet e të dyja vendeve edhe për çështjen e largimit të operatorëve ilegalë të telefonisë mobile të Serbisë nga Kosova, operacion ky i ndërmarrë tri ditë më parë nga autoritet e Prishtinës. Franko Fratini tha se edhe autoriteteve në Beograd dhe atyre në Prishtinë u ka thënë se kjo çështje duhet trajtuar si një problem teknik dhe jo politik, por për të cilën kërkohet zgjidhje e shpejtë.

“E kam theksuar nevojën që të perdoren masa teknike shumë urgjente, të cilat u lejojnë qytetarëve serbë, që të kenë lidhje telefonike funksionale, në mënyrë që jeta e tyre të mos vështirësohet”, tha ministri Franko Fratini. Zgjidhjen teknike të kësaj çështjeje e favorizojnë edhe autoritetet e Prishtinës, ndërsa ata ftojnë operatorët telefonikë të Serbisëë që të hulumtojnë forma dhe të konkurojnë për licenca në tregun telefonik të Kosovës. Ministri i jashtëm Italian, Fanko Fratini, gjatë vizitës në Kosovë mbajti një fjalim edhe në parlamentin e Kosovës. Ai tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, ndërsa shprehu nevojën që pavarësinë e Kosovës ta njohin të gjitha vendet e BE-së. Ministri i Jashtëm italian tha se një dialog Prishtinë-Beograd është shumë nevojshëm, në mënyrë që të dyja vendet të relaksojnë marrëdhëniet.

Autor: Bekim Shehu.

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 29.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N9FY
  • Data 29.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N9FY