1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Franz Beckenbauer - Kajzeri i futbollit gjerman

Franz Beckernbauer-i fanari i futbollit gjerman - ai ka qenë i tillë si lojtar dhe ashtu ka mbetur edhe në karrierën e dytë si funksionar.

default

Kjo skenë e majit 1994 e përshkruan më së miri fenomenin Franz Beckenbauer: Pikërisht ai, që zëvendësoi trainerin e pafat Erich Ribbeck, e drejtoi ekipin e FC Bajern drejt kampionit të ligës gjermane të futbollit. Pas kësaj pasoi prezantimi në rubrikën sportive në studion e kanalit televiziv gjerman ZDF. Një ndër pikat kulmore në këtë rubrikë është gjuajtja e golave në tabelë: një specialitet ky i Beckenbauer-it. Por ekipi i televizionit për këtë mbrëmje kishte rezervuar diçka të veçantë. "Kaiser-i" siç quhet Beckenbauer-i duhej ta shënonte golin jo nga dyshemeja, por nga një gotë birre e mbushur plot. Moderatori mbante gotën, Beckenbauer-i morri vrull me këpucët e zeza dhe e goditi topin direkt e në vrimën e vogël të tabelës, gjë që në rrethana normale i krijon vështirësi kujtdo. Ky pra është Franz Beckenbauer. Çdo punë që e merr përsipër ia del mbanë.

Franz, grumbulluesi i titujve

Flash-Galerie Das Leben des Franz Beckenbauer

Franz BECKENBAUER 1969

Si lojtar ai ka qenë kampion i Gjermanisë, fitues i kupës, fitues i Kupës së Kampioneve të Evropës, fitues i Kupës Botërore, Kampion i Evropës, 72 herë kampion bote, në vitin 1974 ai konsiderohej si shpikësi i pozicionit libero, si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka nxjerrë ndonjëherë Gjermania. Stacionet ekarrierës së tij si lojtar profesionist janë: FC Bajern, Nju Jork Cosmos, Hamburger SV dhe sërish Nju Jork.

Lojtar, trainer, funksionar - Gjithmonë me sukses maksimal

Franz Beckenbauer dhe Joachim Löw

Franz Beckenbauer dhe Joachim Löw

Menjëherë pas fundit të karrierës së tij aktive ishte vakant posti i trainerit të kombëtares gjermane. Beckenbauer-i faktikisht nuk kishte shkollimin përkatës, ndaj ai nuk mund të quhej trainer i kombëtares, por shef i ekipit. Megjithatë edhe këtu nuk u desh të pritej për suksesin. "Dilni jashtë dhe luani futboll", vetëm kaq dhe asgjë më shumë i tha ai njëmbëdhjetëshes përpara finales së Kampionatit Botëror të Futbollit 1990, kundër Argjentinës. Dhe ekipi luajti - e fitoi 1:0. Në mbarë botën u përhap imazhi, se si ai qëndronte vetëm në epiqendër. "Edhe për mua ishte mjaft emocionuese. Unë doja qetësinë time, desha të mblidhja veten."

Pas kësaj "Kaiser-i" u tërhoq duke ia dorëzuar postin Berti Vogts, një prej gabimeve të pakta të tij. Ai ëndërronte vazhdimisht për për një ekip që për vite të tëra të mos njihte humbje. Por me këtë ai i la një trashëgimi të vështirë, që ai asnjëherë nuk mundi ta përballojë.

Kampionati Botëror 2006 si (përkohësisht) pika e fundit kulmore

1974 Franz Beckenbauers Schuh

Atletja e Beckenbauer-it

Një ndeshje miqësore e trainerëve tek Olympique Marseilles përfundoi me humbjen në finalen e kupës së kampionëve kombëtarë kundër Beogradit, më pas Beckenaber-i i lindur në Mynih u kthye tek ekipi i tij FC Bajern, të cilit i qëndroi besnik qysh nga viti 1958 deri në 1977-ën. Fillimisht ai ishte zëvendëspresident i klubit, nga 1994 deri në 2009 ai qëndoi në krye të klubit.

Por dukej se këtë rol ai nuk e luajti si duhet. Gjatë kësaj periudhe Beckenbaueri lindi fëmijën e pestë dhe të gjashtë e krahas kësaj ai doli që të sjellë në Gjermani edhe Botërorin 2006. Më 6 korrik të vitit 2000 Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter komunikoi: "The winner is Deutschland."

Franz Beckenbauer

Franz Beckenbauer

E kush tjetër do ta realizonte këtë vepër arti? Kush tjetër përveç do të mund të qëndronte me kaq sovranitet në krye të komitetit organizator? Katër javë resht Franz Beckenbauer-in e shihje vetëm duke hipur e zbritur nga helikopteri, duke shtrënguar duart, duke mbajtur fjalime dhe duke u takuar me krerë shtetesh. Njeriu që vinte nga kuartieri i punëtorëve të Mynihut prej kohësh ishte ngjitur tashmë në nivelin e shoqërisë ndërkombëtare duke u bërë kësisoj ndoshta gjermani më i njohur. Por ai vetë nuk ka pretendime të tilla. "Unë shpresoj që njerëzit të thonë, ai e ka bërë shumë mirë punën e tij dhe tek e fundit ia ka dalë mbanë, që të jetë një njeri i mirë", kështu është shprehur ai kur e kanë pyetur për kuptimin e jetës.

Të habit fakti se si ende ansjë politikan nuk ka pasur idenë, që ta propozojë Franz Beckenbauer-in për postin e presidentit. Pa asnjë dyshim që ai do ta merrte këtë post. E madje do ta kryente më së miri detyrën.

Autor: Tobias Oelmaier / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Aida Cama