1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Frank Walter Steinmeier viziton Beogradin dhe Prishtinën

Kreu i diplomacisë gjermane, Frank - Walter Steinmeier, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës, në takimet me udhëheqësit kryesor në Prishtinë "do të diskutojë tema të ndryshme me interes bilateral".

Deutschland Bundestag Frank-Walter Steinmeier

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Walter Steinmeier, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë (28.04), fillimisht do ta takojë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe më pas zëvendëskryeministrin, njëherësh edhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Walter Steinmeier, paraditen e së martë (28.04), qëndron në Beograd ndërsa, pasdite vjen në Prishtinë. Mediat lokale në Kosovë shkruajnë se Steinmeier do të inkurajojë palën serbe në Beograd dhe palën kosovare në Prishtinë që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, dialog ky që megjithë vështirësitë, po vazhdon tash e dy vjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë dhënë së përditshmes kosovare "Koha Ditore", Steinmeier citohet të ketë thënë se ai "do t'i inkurajojë qeverinë serbe dhe atë kosovare të shfaqin gatishmërinë e nevojshme për kompromis dhe vendosmëri". Shefi i diplomacisë gjermane po ashtu ka shprehur besimin e qeverisë në Berlin se Parlamenti i Kosovës do të votojë në favor të krijimit të Gjykatës Speciale për krime lufte për të gjykuar rastet e pretenduara nga Raporti i senatorit zviceran Dick Marty.

Mediat në Beograd ndërkaq, shkruajnë se qeveria gjermane është e vendosur që Serbia duhet ta zbatojë në tërësi marrëveshjen e 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse dëshiron që të hapë kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Gjermania ende nuk ka vendosur nëse do ta japë dritën e gjelbër që Serbia të fillojë të hapë kapitullin e parë të negociatave me BE-në në dhjetor, e sipas sinjaleve jozyrtare nga Berlini janë të pakta gjasat që kjo të ndodhë para qershorit të vitit 2015", shkruan gazeta beogradase Novosti.

Sipas kësaj gazete këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd Heinz Wilhelm, i cili ka thënë se për Berlinin çelësi për hapjen e kapitujve për negociata është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit. Sipas mediave serbe Gjermania veç kësaj, këmbëngul edhe në zbulimin dhe në zënien e aktorëve që ia vunë flakën ambasadës gjermane në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.