1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debat për xhihadistët, utopistët, nihilistët

Knipp Kersten12 Gusht 2016

Ç’qëndrim të mbajmë ndaj fesë islame dhe islamizmit? Simbolet fetare, si ferexhetë apo faljet në rrugë, luajnë një rol të madh në diskutime.

https://p.dw.com/p/1Jgqs
Fotografi: Getty Images/AFP/B. Horvat

Ç'qëndrim të mbajmë ndaj fesë islame dhe islamizmit? Si të parandalojmë që xhihadistët të mos kryejnë më sulme, në një shtet që duket i pafuqishëm për t'i parandaluar ato? Që nga sulmet e Nicës dhe Saint-Etienne du Rouvray, fenomeni i xhihadit diskutohet përsëri me forcë në mediat franceze.

Simbolet fetare, si ferexhetë apo faljet në rrugë, luajnë një rol të madh në këtë diskutim. Politologu dhe teologu mysliman Abderrahim Hafidi u rekomandon muslimanëve që të tregohen pak më të përmbajtur në shfaqjen e tyre në publik. P.sh. të mos falen në rrugë dhe t'u tregojnë jomuslimanëve se muslimanët janë të aftë në kohë të trazuara për kompromis. Ai gjithashtu u rekomandon në "Le Monde" myslimanëve që të heqin dorë nga veshje të caktuara, si mbulimi i të gjithë trupit dhe fytyrës me ferexhe.

Frankreich Moschee in Frejus
Fotografi: Getty Images/AFP/B. Horvat

Qeveri fataliste?

Qeveria franceze ka deklaruar se do ta luftojë xhihadizimin me të gjitha mjetet, por intelektualë francezë si Lagasniere dhe Louis dyshojnë se për këtë mund të përdoren të gjitha mjetet. Sipas tyre xhiahadizimi ka shkaqe sociale dhe për këtë lufta kundër terrorizimit duhet të drejtohet kundër faktorëve që shkaktojnë mizerjen sociale.

Studjues të tjerë të fesë islame thonë se në kohët moderne luan rol edhe humbja praktikës dhe besimit fetar gjë që bën që njerëz të caktuar të përjetojnë një disorientim të thellë. Zhvillime të tilla si lejimi i martesës së homoseksualëve, lindja e fëmijëve me metodën in vitro etj do të thonë për shumë njerëz shkelje e vlerave fetare dhe një pjesë e myslimanëve e kundërshtojnë këtë.