1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Franca vendi me shumë centrale atomikë

Franca me 58 centrale është vendi me më shumë centrale atomike për numër banorësh, në botë. 80 % e energjisë elektrike prodhohet në këto centrale. Tani po shtohen kritikat.

default

Flamuri francez me simbolin e atomit.

Presidenti Nicolas Sarkozy e ka bërë të qartë menjëherë pas katastrofës në Japoni se Franca nuk do të heqë dorë nga energjia atomike. Ministri i Industrisë Eric Besson, pohon se reaktorët në Francë janë më të sigurtët në botë. Heqja dorë nga centralet do t'i kushtonte shumë francezëve, thotë ai. Më parë ekologjistët kanë kërkuar një referendum për centralin më të madh të koncernit shtetëror Areva, i cili konsiderohet si i paprekshëm.

"Shoku nga nafta"

Bertrand Barré, ka qenë para daljes në pension, drejtor për komunikim shkencor në qendrën e koncernit Areva në Paris.

Frankreich Atomkraft Wiederaufarbeitungsanlage La Hague in Beaumont-Hague

Franca përplot me centrale atomike.

„Në Francë kemi pasur fatin që një pjesë e madhe e programit nuklear është realizuar në kohën kur opinioni ka qenë i preokupuar me shokun e furnizimit me naftë. Programi atomik francez prej vitit 1974 deri 2000 kishte për qëllim që energjia elektrike të mos varet më nga nafta. I tërë vendi ishte dakord me këtë. Meqenëse centralet atomike po funksionojnë mirë dhe nuk ka pasur anjë problem, njerëzit janë mësuar me to", tha ai.

Drama në Fukushima është më e fuqishme se ajo në Çernobil, që ndodhi me 26 prill 1986. Me javë të tëra autoritetet pohonin atëherë se retë radiaktive nga Ukraina janë ndalur në kufi me Francën. Ekspertët më vonë e kanë zbuluar këtë gënjeshtër të shtetit. Eksperti i fizikës Roland Desbordes, është udhëheqës i qendres së vetme për hulumtime atomike në Francë. Ai merr në dorë një shishe me dhe nga ajo kohë, ku ende shihen dëshmitë e prezencës së masës radioaktive.

„Ky është një Caesium 137. Në laborator është konstatuar se brenda 25 vitesh nuk ka humbur as gjysmën e radioaktivitetit. Edhe më tej këtu kemi masën prej rreth 60 % të radioaktivitetit që ka ndodhur para 25 vitesh", shpjegon ai.

Shoqatat kërkojnë nxjerrjen nga përdorimi të centraleve të vjetruara

Xavier Rabilloud vom Anti-Atomnetzwerk „Sortir du Nucléaire“.

Xavier Rabilloud nga rrjeti „Sortir du Nucléaire“.

Në Lyon gjendet qendra e „Sortir du Nucléaire“, një rrjet me rreth 900 shoqata nga mbarë Franca. Ato kërkojnë nxjerrjen nga përdorimi të 16 centraleve më të vjetra, të cilat janë futur në përdorim para më shumë se 30 vitesh. Zëvendëskoordinatori Xavier Rabilloud tregon një hartë trishtuese, të një vendi përplot me centrale atomike, me depo për mbeturina apo përpunimin e materieve bërthamore, me reaktorë dhe limane për anije bërthamore, siç është edhe bartësja e avionëve „Charles de Gaulle“. Autoritetet për mbikqyrjen e energjisë atomike, ASN kanë regjistruar deri tani rreth 800 deri 900 incidente atomike në Francë.

Frankreich Proteste gegen Atomenergie

Nuk pajtohen të gjithë...

„Fakt është që sektori nuklear në Francë është totalisht jashtë ndikimit të strukturave demokratike. Qytearët nuk kanë pasur kurrë mundësinë që përmes referendumit apo deputetëve të shprehin mendimin e tyre për programin atomik", pohon ai. Në Francë aktualisht po debatohet për vazhdimin e kohëzgjatjes për të gjitha centralet atomike edhe për 50 vjet. Franca prodhon më shumë energji elektrike se sa i duhet, por përfaqësuesit e industrisë atomike thonë se ata duan të eksportojnë, në qoftë se Gjermania, për shembull, heq dorë nga centralet e veta atomike.

Autor: Alexander Musik/Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama