1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Franca prin në zgjidhjen e konfliktit në Libi - NATO ofron mbështetje

Presidenti francez Sarkozy ka ftuar për bisedime në Paris shefin e Këshillit të përkohshëm të Libisë, Mahmus Xhibril. Ai do të diskutojë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare për të ardhmen e Libisë.

Presidenti Nicolas Sarkozy me Mahmud Jibril, shefin e Këshillit të përkohshëm libian, në një takim në qershor 2011

Presidenti Nicolas Sarkozy me Mahmud Jibril, shefin e Këshillit të përkohshëm libian, në një takim në qershor 2011

Për Francën suksesi i kryengritësve në Libi është i një rëndësie të veçantë. Sepse Nicolas Sarkozy ka punuar prej muajsh në mënyrë aktive për rrëzimin e Muammar al Gaddafit. Jo vetëm përmes pjesëmarrjes në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, por edhe përmes mbështetjes konkrete për kundërshtarët e Gadafit. Franca dërgoi ndër të tjera njësi speciale në Libi që trajnuan luftëtarë kryengritës dhe i furnizuan ata me armë. Përveç kësaj, Sarkozy është i pari president i një vendi që njohu Këshillin e përkohshëm të kryengritësve si përfaqësues i vetëm legjitim i Libisë. Lidhur me rrethanat e krijuara, ministri i Jashtëm francez Alain Juppe u shpreh i kënaqur.

Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe

Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe

"Kjo për në është vërtet një arsye e rëndësishme për t'u gëzuar. Ne jemi shumë të angazhuar në këtë çështje për të ndihmuar popullin libian që të çlirohet nga diktatura. Franca i hyri rreziqeve që natyrisht ishin të kalkulueshme. Gjërat që ne kemi mbrojtur ishin të drejta. Dhe në këtë kuadër edhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB -s".

Angazhimi i Francës


Tani duhet që luftimet në vazhdim të përfundojnë shpejt , thuhet në Paris. Qeveria franceze kërkon dorëheqjen e Gaddafit. Përveç kësaj qeveria franceze i kërkon trupave të tij armëpushim që të shmangen dëmet e panevojshme.

"Luftimet ende nuk kanë marrë fund. Prandaj unë kërkoj edhe një herë tek luftëtarët e fundit nga krahu i Gaddafit që ti japin fund luftimeve dhe të ulin armët, sepse regjimi i ka ditët e numëruara", theksoi ministri francez Juppe.

Tashmë në ditët e ardhëshme shefi i Këshillit të përkohshëm të libianëve do të shkojë në Paris. Gjatë një takimi me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare ai do të flasë për të ardhmen e vendit të tij. Dhe po ashtu për javën e ardhëshme po në Paris, ministri i Jashtëm francez planifikon një takim të posaçëm të grupit të kontaktit të Libisë.


NATO e pranishme edhe më tej

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Edhe NATO pret një fund të shpejtë të regjimit të Gaddafit. Sekretari i përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen njoftoi për një bashkëpunim të aleancës ushtarake me popullin libian dhe këshillin e përkohshëm kombëtar. Rasmussen theksoi se regjimi i Gaddafit është shkatërruar.

"Sa më shpejt që Gaddafi ta kuptojë se betejën kundër popullit të tij ai nuk mund ta fitojë, aq më mirë", tha Rasmussen.

Në ditët e ardhëshme pritet një takim i ministrave të Jashtëm të BE-së lidhur me situatën në Libi. Në Aleancën ushtarake të mbrojtjes, vendet anëtare diskutuan se si do të jetë misioni i NATO-s në të ardhmen në këtë vend.

„Ne do të vëzhgojmë objektet e rëndësishme ushtarake si më parë, në atë mënyrë si kemi vepruar qysh prej marsit. Dhe nëse do të shohim lëvizje të rrezikshme për popullin, atëherë do të veprojmë në kuadër të mandatit të Kombeve të Bashkuara", sqaroi kreu i Aleancës Atlantike në Bruksel.

Autor: Daniela Junghaus/Mimoza Kelmendi
Redaktor: P. Pani