1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Franca prej nesër kryesuese e rradhës së Bashkimit Evropian

Prej një korrikut, Franca e merr përsipër kryesinë e rradhës së BE-së. Prioritetet e saja do të jenë mbrojtja e klimës, politika agrare, politika ndaj të huajve dhe mbrojtja.

Logoja e presidencës franceze të BE-së

Logoja e presidencës franceze të BE-së

Megjithatë një prej sfidave kryesore mbetet kriza aktuale rreth ratifikimit të Marrëveshjes për reformat në BE. Presidenti Nicolas Sarkosy do të prezantojë në tetor një plan të ri të prioriteteve, pas jo-së irlandeze në referendum. Përsëritja e referendumit është e mundur më së shpejti në pranverë të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër që të gjitha shtetet kanë nevojë për Marrëveshjen e Lisbonës, e cila do të duhej të futet në fuqi me 1 janar.

Në foto Nikolas Sarkozy

Në foto Nikolas Sarkozy



"Për të vazhduar procesin e zgjërimit të BE-së, kemi nevojë për Marrëveshjen e Lisbonës. Në të kundërtën edhe më tej do të veprohet sipas Marrëveshjes së Nicës. Franca është e mendimit se shtetet ballkanike mund të pranohen në BE, vetëm pas futjes në fuqi të Marrëveshjes. Ata që angazhohen për zgjerimin e BE-së, duhet ta dijnë se të domosdoshme janë institucione të reja", tha Sarkozy.


Francezët duan që të vazhdojë ratifikimi i Marrëveshjes, por duan që me tërë fuqinë të angazhohen edhe për prioritetet si emigrantët, klima dhe forcimi i politikës së mbrojtjes. Franca është e interesuar edhe për zvoglimin e tatimeve për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Kryeministri Fransua Fijon (Francois Fillon) thotë se ky drejtim është shumë i rëndësishëm.

Flamuri i BE-së dhe Francës

Flamuri i BE-së dhe Francës

"Për ne është vendimtare që të kuptojmë mesazhin e dërguar nga Irlanda. Ata na thonë: Më pak debate për institucionet dhe më shumë zgjidhje të problemeve konkrete, të rëndësishme për Evropën. Këto duhet të jenë edhe prioritetet e presidencës franceze."


Një ndër prioritetet është edhe reforma e subvencioneve agrare, nga të cilat pikërisht Franca përfiton më së shumti. Lidhur me këtë në dhjetor do të ketë debate të nxehta edhe në Britani të Madhe. 14 ditë pas marrjes së Presidencës, pritet të krijohet edhe Unioni i vendeve mesdhetare. Franca ishte e mendimit që ky union duhet të ketë një peshë shumë më të madhe, por Gjermania ishte kundër, kështu që ai do të mbetet në përmasat e durueshme për BE. Në Barcelonë para 12 vitesh ka nisur një lloj bashkëpunimi më i ngushtë i vendeve mesdhetare, si plotësim i Procesit paqësor për Lindjen e Mesme. Në Bruksel tani thuhet: lidhuni sepse francezët po vijnë! Komisioni dhe Parlamenti Evropian llogarisin me një vërshim iniciativash, që me siguri nuk do t'i bënte keq BE-së, në kohën e krizës pas referendumit në Irlandë.



  • Data 30.06.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ETIL
  • Data 30.06.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ETIL