1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ligji për gjenocidin në Francë

24 Janar 2012

Aleatët në NATO, Turqia dhe Franca janë në një krizë të thellë. Shkaku është një ligj, i cili ka kaluar në të dyja dhomat e parlamentit në Francë. Megjithë kërcënimet e Turqisë senati francez ka miratuar këtë ligj.

https://p.dw.com/p/13pH6
Pamje nga protestat turke në Francë
Pamje nga protestat turke në FrancëFotografi: picture-alliance/dpa

Në fundjavën e kaluar (22.1.) grupe turke të interesit me afishe, që mbushnin një faqe të tërë të gazetave franceze ishin përpjekur të pengonin në momentin e fundit, që ligji për gjenocidin të kalojë në senatin francez. Por më kot, sepse senati e miratoi atë dhe tani asgjë nuk e pengon dot më ligjin, që e vë juridikisht në një nivel mohimin e gjenocidit ndaj armenëve juridikisht në një nivel me mohimin e holokaustit. Të dyja do të dënohen pas hyrjes në fuqi të ligjit me deri një vit burg dhe me një gjobë prej 45.000 eurosh.

Në Turqi kjo ka shkaktuar zemëratë të madhe, sepse këtu gjenocidi ndaj armenëve është ende i diskutueshëm. Në shenjë proteste Turqia do të ngrijë të gjitha marrëdhëniet me Francën. Këtë e vërtetoi të martën në mëngjes (24.1.) zëdhënësi i ambasadës turke në Paris, Engin Solakoglu:

Pamje nga një mbledhje e parlamentit francez
Pamje nga një mbledhje e parlamentit francezFotografi: dapd

"Fjala është për marrëdhëniet dypalëshe. Në nivel diplomatik, politik, ekonomik, ushtarak dhe kulturor. Franca që tani në të gjitha këto nivele duhet t'ia dalë pa Turqinë."

Kjo do t'i dhëmbë në rradhë të parë ekonomisë franceze. Sepse 400 sipërmarrje të mëdha nga Franca janë aktive në Turqi, Franca është investuejsa e dytë për nga rëndësia në Bosfor. Kështu blerja e centraleve bërthamore të Arevës vihet gjithashtu në diskutim, si dhe porositë e Airbus-it. Dhe përsa i përket krizës së Iranit Turqia është një partner i rëndësishëm politik. Ministri i Jashtëm i Francës Alain Juppé mundohet të ulë gjakrat:

"Dëshiroj t'u bëj thirrje të gjithë miqve tanë turq, që të qëndrojnë të qetë. Turqia është një vend i madh me fuqi të madhe ekonomike dhe politike dhe ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ne duhet të presim tani reagimin. Unë i zgjas dorën gjithsesi Turqisë."

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është në këtë pikë më pak i ndjeshëm. Ai e kishte iniciuar këtë para disa javësh duke e mbështetur qartë ligjin për gjenocidin francez me këto fjalë:

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy
Presidenti francez, Nicolas SarkozyFotografi: dapd

"Gjenocidi ndaj armenëve është një fakt historik. Turqia është një vend i madh, që duhet ta rishikonte historinë e saj."

Por Turqia dhe kritikë brenda partisë akuzojnë presidentin francez, se është shprehur kështu për arsye taktike elektorale. Sepse për më pak se njëqind ditë në Francë zgjidhet presidenti i ri dhe votat e 500.000 francezëve me origjinë armene mund të jenë shumë të rëndësishme. Shumë prej këtyre familjeve kanë ikur në Francë pas gjenocidit, atyre u vjen nga zemra përshëndetja për ligjin kundër gjenocidit.

Autor: Daniela Kahls/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti